14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta prezanton ne nje takim entuziast ne Shengjergj kandidatin e koalicionit te majte për kryetar të komunës Meta: Pas fitores së koalicionit opozitar në zgjedhjet e 18 Shkurtit jo vetëm në Shëngjergj në Bashkinë e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë mazhoranca e sotme do nis pikiatën për të kaluar në opozitë
Koalicioni opozitar “Bashkë për të Ardhmen” prezantoi kandidatin për kryetarin e komunës së Shëngjergjit për zgjedhjet vendore të 18 shkurtit. Kryetari i LSI-së Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i zonës Durim Lamaj si dhe përfaqësues të tjerë të koalicionit zhvilluan dje një takim elektoral për të prezantuar kandidatin opozitar për këtë komunë Pëllumb Danga. Në fjalën e mbajtur kandidati i përbashkët Pëllumb Danga paraqiti programin e tij elektoral me angazhime konkrete në mënyrë të veçantë për disa probleme shumë delikate që shqetësojnë këtë komunitet dhe shprehu sigurinë e opozitës së bashkuar për fitore në Shën-Gjergj.
“Duke bashkëpunuar me komunitetin e Shëngjergjit do të arrijmë që shumë shpejt do të ndryshojmë këtë zonë duke rregulluar infrastrukturën rrugore për të lidhur komunën e Shëngjergjit me kryeqytetin” u shpreh kandidati Pëllumb Danga.
Ndërsa në fjalën e tij Kryetari i LSI-së z.Meta i premtoi banorëve të Shëngjergjit mbështetjen e tij personale duke garantuar prezencën e tij të vazhdueshme në mbështetje të kryetarit të ardhshëm të komunës si dhe garantoi angazhimin e tij edhe për sigurimin e disa fondeve të domosdoshme për disa probleme kritike të këtij komuniteti.
Ai tha se "afërsisht çdo tre muaj ne do të mblidhemi bashkë për të diskutuar se çfarë është bërë dhe si është përdorur çdo qindarkë e fondeve të akorduar për këtë zonë". Ndër të tjera ai tha që të mos mashtroheni nga qeveria Berisha sepse sipas tij pas fitores së koalicionit opozitar në zgjedhjet e 18 Shkurtit në Shëngjergj dhe në të gjithë Shqipërinë mazhoranca e sotme do nis pikiatën për të kaluar në opozitë. Këtë miting prezantimi e përshëndeti edhe deputeti izonës Durim Lamaj icili shprehu mbështetjen e plotë të elektoratit socialistë si edhe optimizmin e tij për fitoren e kandidatit Danga. Ndërsa përfaqësuesit e këtij komuniteti të të gjithave forcave politike shprehë
n garancin dhe optimizmin e tyre për fitoren e kandidatit të opozitës në Shëngjergj.
0x323030372d30322d3037 AKTIVITETE 12:57)”