Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takime entuziaste me banorë të Durrësit së bashku me kandidatin e koalicionit të majtë për Kryetar Bashkie z.Vangjush Dako Meta:  Jemi përballë një qeverisje që na ka zhytur në një erresirë të thellë e cila pengon seriozisht zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo errësirë energjetike e politike na largon përditë e më shumë nga integrimi duke na shndërruar me pa të drejtë në një shembull të keq të cilin shqiptarët nuk e meritojnë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste pr Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot pasdite disa takime mjaft entuziaste në Durrës së bashku me kandidatin e koalicionit të majtë për Kryetar të Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako. I shoqëruar edhe nga Kryetari i LSI së Durrësit z.Arben Dushi dhe kryetari i PS së këtij qyteti z.Gazmir Bizhga kreu i LSI së bashku me kandidatin Dako zhvilluan takime me banorë të zonës së Plazhit të Porto Romanos dhe të lagjes nr.8 në zonën e Spitalit. Të gjthë këto takime ishin mjaft të ngohta ku Meta duke prezantuar vlerat e kandidatit të koalicionit të majtë Dako kërkoi votën e banorëve të Durrësit për të. Në këto takime Meta u shpreh se “unë  kam besim të plotë për fitoren e së majtës këtu në Durrës sikurse kam besimin e fitores në shumë bashki dhe komuna në vend.
Unë besoj tha Meta se Vangjush Dako është njeriu i duhur për të drejtuar Durrësin në 4 vitet e ardhshme sepse ai ka  një përvojë konkrete në administrim në sipërmarje është një njeri i fushës së ndërtimit është një njeri praktik dhe që di të komunikojë me të gjitha shtresat dhe kategoritë shoqërore.
Meta i bëri thirje gjithë komunitetit të Durrësit që në 18 Shkurt të votojnë për një njeri i cili është garanti i zgjidhjeve të halleve të qytetarëve. Por gjithashtu Meta theksoi se “vota për Vangjush Dakon është një votë ndëshkimi për qeverisjen e mbrapshtë të z. Berisha i cili premtoi në verën 2005 që brenda vitit 2006 do të zgjidhte problemin e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike. U premtua se do ketë drita pa ndërprerje dhe nuk u mbajt ky premtim por cinizmi i tyre arrin kulmin kur ministri përkatës dhe Kryeministri dalin para opinionit publik dhe pranojnë paaftësinë e tyre por nuk marrin asnjë masë ndëshkuese për fajtorin përkatës.  
Ne sot jemi përballë një qeverisje që na ka zhytur në një erresirë të thellë e cila pengon seriozisht zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo errësirë energjetike e politike na largon përditë e më shumë nga integrimi duke na shndërruar me pa të drejtë në një shembull të keq të cilin shqiptarët nuk e meritojnë.

Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë për Kryetar të Bashkisë së Sukthit z.Kristaq Berati

Ndërkaq po sot Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta prezantoi kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Sukthit z.Kristaq Berati. Në këtë takim merrte pjesë edhe Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun i PS-së z.Blendi Klosi. Meta kërkoi mbështetjen e banorëve të Sukthi për kandidatin e së majtës në mënyrë që Sukthi të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen.

0x323030372d30322d3036 AKTIVITETE 12:56)”