14 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI Meta takon ambasadorin britanik ne Tirane Wilson Meta: Keto zgjedhje do te kene nje rendesi te madhe per stabilitetin politik te vendit dhe ne perparimin e metejshem te tij ne rrugen e integrimit
Kryetari i Levizjes per Integrim z. Ilir Meta priti ne nje takim Ambasadorin britanik ne Tirane zotin Fraser Wilson. Zoti Meta i vleresoi marredheniet midis Shqiperise dhe Britanise si teper te rendesishme. Britania eshte nje vend partner i BE-se i NATO-s dhe ka interesa per zhvillimin e rajonit dhe te Shqiperise. Marredheniet tona duhen zhvilluar me tej – u shpreh ai.
Meta dhe Wilson shkembyen mendime mbi situaten politike ne vend dhe rruget e zgjidhjes se situates aktuale. Meta u shpreh se eshte e domosdoshme qe te arrihet sa me pare konsensusi per te realizuar standartet minimale per organizimin e zgjedhjeve. Ai vleresoi se çeshtja e standarteve eshte nje çeshtje thelbesore per te realizuar zgjedhjet e lira e te ndershme. Keto zgjedhje u shpreh Meta do te kene nje rendesi te madhe per stabilitetin politik te vendit dhe ne perparimin e metejshem te tij ne rrugen e integrimit.
0x323030362d31322d3232 AKTIVITETE 15:58)