Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta priti sot Ambasadorin britanik Xhons Meta: Nuk ka ndodhur asnjëherë që politika të futet në procesin zgjedhor pa një Kod të Ri elektoral

Sot kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Richard Xhons me rastin e largimit te tij per nje detyre tjeter. Kryetari i LSI-së Meta dhe Ambasadori Xhons diskutuan mbi situatën politike në vend duke u ndalur në mënyrë të veçantë në përgatitjen për zgjedhjet e pritshme vendore. Ndërkaq kreu i LSI-së Meta dënoi gjendjen aktuale të përgatitjeve për zgjedhjet ku theksoi se nuk ka ndodhur asnjëherë që politika të futet në procesin zgjedhor pa një Kod të Ri elektoral. Më pas ai theksoi ndërhyrjet e domosdoshme që duhet të realizohen për një proces normal zgjedhor ku nënvizoi veçanërisht çështjen e listave të zgjedhësve dhe të dokumentave të identifikimit. Më pas bashkëbiseduesit u ndalën në çështje të tjera të politikës së vendit dhe të situatës në rajon. Kryetari i LSI vlerësoi punën e Ambasadorit Britanik Xhons në Shqipëri gjatë mandatit të tij si dhe angazhimin e Britanisë në ecurinë e procesit të reformave në Shqipëri dhe asistencën që i është dhënë asaj në procesin e integrimit europian të vendit. Ndërkaq në këtë takim ishte edhe Sekretari Ndërkombëtar i LSI z.Edmond Haxhinasto.  

0x323030362d31312d3232 15:43)”