14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim me ambasadoren e Maqedonise Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Zoti Ilir Meta priti ne nje takim Ambasadoren e re te Republikes se Maqedonise ne Tirane zonjen Blagorodna Mingova-Krepieva.
Maqedonia eshte nje fqinj shume i rendesishem per Shqiperine.. Ne kemi interesa te perbashketa dhe duhet te bashkepunojme me ngushte per arritjen e tyre – eshte shprehur zoti Meta ne takim. Integriteti i Maqedonise dhe integrimi i plote i shqiptareve atje duke zbatuar Marreveshjen e Ohrit eshte rruga e vetme per te perparuar me tej drejt Evropes se Bashkuar qe perben edhe objektivin final.
Ambasadorja Mingova-Krepieva ka vene theksin ne rendesine qe ka Shqiperia si vend partner i Maqedonise dhe nenvizuar nevojen e rritjes cilesore te bashkepunimit ne fushen ekonomike.
Duke shkembyer mendime mbi situaten politike ne Shqiperi zoti Meta eshte shprehur se kjo situate po shkon drejt krizes. Nuk mund te pranohet qe vendi te shkoje ne zgjedhje pa realizuar as standartet me minimale si garancite e dokumentave te identifikimit listat e perditesuara apo Kodi Zgjedhor. Vetem Berisha i cili eshte autor edhe i zgjedhjeve famekeqe te 96-tes mund te ndermarre nje aventure por edhe pergjegjesi te tille – tha ai. Opozita eshte unike ne qendrimin se pa standarte nuk ka zgjedhje – u shpreh Meta.
0x323030362d31322d3133 AKTIVITETE 15:30)”