Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta takon përfaqësues të biznesit nga Shqipëria Kosova dhe biznesmenë të huaj Meta: Duhet gjithmonë dhe më tepër një cilësi e re dhe një ambicje më e madhe për të konkurruar më shumë gjë që është edhe më e domosdoshme për shkak edhe të faktit se nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregëtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Europian
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta së bashku me zv.Kryetarin Pëllumb Xhufi Nënkryetarin Dritan Prifti dhe anëtarin e Kryesisë së LSI Sokol Nako zhvilluan sot një vizitë në Panairin Klik-Ekspo-Klik ku marrin pjesë mjaft biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova si dhe biznesmenë të huaj.
Kryetari i LSI-së u ndal thuajse në të gjitha stendat përfaqësuese dhe bashkëbisedoi me përfaqësues të ndryshëm të biznesit për zhvillimin e sipërmarrjes private për shqetësimet që hasin përfaqësuesit e biznesit në veprimtarinë e tyre të përditshme si dhe shprehu garancinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim për nxitjen e strukturave shtetërore për krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e biznesit dhe të sipërmarrjes në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë Meta u ndal tek përfaqësuesit e biznesit nga Kosova ku bashkëbisedoi dhe diskutoi gjerësisht për nevojën e krijimit të kushteve dhe terrenit të përshtatshëm për shtrirjen e biznesit kosovar në Shqipëri dhe anasjelltas.     
Në fund të kësaj vizite Kryetari i LSI-së dhe këtë deklaratë për mediat e pranishme :
"Së bashku me kolegët e mi vizituam këtë panair ndërkombëtar dhe me këtë rast dua të përshëndes KLIK EKSPO GROUP i cili është konsoliduar si një nga promotorët e ngjarjeve të tilla të cilat afrojnë vende të ndryshme ofrojnë prodhime të ndryshme dhe mbi të gjitha ofrojnë rajonin tonë. Njëkohësisht ky Panair është një shembull mjaft pozitiv i cili tregon se si edhe biznesi me kurajon e tij me kreativitetin e tij mund të ndikojë ndjeshëm për të afruar njerëzit bizneset dhe produkte të ndryshme. Dua të shpreh kënqësinë sidomos për ato standa përfaqësuese nga Shqipëria dhe Kosova ku dua të theksoj se duhet gjithmonë dhe më tepër një cilësi e re dhe një ambicje më e madhe për të konkurruar më shumë gjë që është edhe më e domosdoshme për shkak edhe të faktit se nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregëtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Europian. Ndaj kjo do të thotë se biznesi ynë duhet të jetë më ambicioz për të ulur kostot e prodhimit dhe për të rritur cilësinë e produkteve dhe shërbimeve për të qenë sa më konkurues. 
  0x323030362d31312d3330 AKTIVITETE 15:26)