Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim me anëtarësinë në Burrel Meta: Bashkinë e Burrelit do t'ja kthejmë të majtës
 
Në vazhdim të turit elektoral nëpër Shqipëri kryetari i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi dje pasdite një takim me anëtarësinë e LSI-së në qytetin e Burrelit. Në këtë takim mjaft entuziast për fitoren e opozitës së bashkuar ndodhej edhe deputeti socialist i zonës së Burrelit Qemal Minxhozi. Ndërkaq Kryetari i LSI-së për Burrelin Agim Hysa bëri një panoramë të organizimit të degës së LSI-së dhe bashkëpunimit të saj me partitë e tjera të majta. Ai deklaroi se LSI-ja e Burrelit i ka ndezur motorrët e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai vuri në dukje keqadministrimin e pushtetit vendor nga e djathta prej tre vitesh në këtë zonë e cila aksidentalisht ia dha votën partisë së Berishës. Por prej fitores së PD-së në pushtetin qendror vërejti Hysa drejtuesit vendorë i kanë shtuar abuzimet me pushtetin në kurriz të qytetarëve.
Më pas fjalën e mori Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i cili kërkoi angazhimin e plotë të të gjithë anëtarësisë së LSI-së dhe forcave të majta në përgjithësi për fitoren e opozitës së bashkuar. "Ne do t'ja kthejmë të majtës Bashkinë e Burrelit" tha Meta duke theksuar se alternative qeverisëse e së majtës me vlerat ekipet dhe programet më të mira janë garancia më e madhe për zhvillimin e Burrelit.
Duke vazhduar më tej Meta shprehu besimin për fitoren e opozitës në Burrel. Duke evidentuar faktin se mazhoranca aktuale e ka harruar krejtësisht Burrelin dhe Veriun e Shqipërisë në përgjithësi duke e lënë në varfëri të thellë ku duken qartë papunësia dhe mungesa e investimeve publike Meta garantoi se fitorja e koalicionit të majtë në Burrel do të sjellë më shumë investime më shumë vende pune dhe më shumë alternativa për popullin e Burrelit veçanërisht për të rinjtë e këtij qyteti.
Meta duke theksuar edhe njëherë rëndësinë që Lëvizja Socialiste për Integrim i kushton në programin e saj Veriut të vendit u shpreh se qeverisja vendore e koalicionit të majtë do të ketë në qendër të vëmendjes qytetarin për të zgjidhur hallet dhe problemet që mund të kenë.
Duke vazhduar më tej Meta tha se LSI është garancia më e madhe që investimet në Veri do të jenë një prioritet jo me fjalë por me vepra në të ardhmen.
  0x323030362d31312d3236 AKTIVITETE 15:23)