Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim me kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës 45 kandidatët për këshilltarë të bashkisë së Kryeqytetit do të shpallen ditën e dielë në Konventën e LSI-Tiranë. Afërsisht 50 për qind e kandidatëve janë femra

Lëvizja Socialiste për Integrim ndez motorët për fushatën e zgjedhjeve të pritshme vendore. Sot pasdite Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi një takim me 45 kandidatët për anëtarë të Këshillit bashkiak të Tiranës. Emrat e këtyre kandidatëve do të shpallen ditën e dielë në Konventën organizative për fushatën e zgjedhjeve vendore të degës së LSI së Kryeqytetit. Kandidatët e LSI për këshillin Bashkiak të kryeqytetit janë emra të njohur qoftë në politikë por edhe emra të shquar në profesione të ndryshme.   

Afërsisht 50 për qind e kandidatëve të LSI për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës do të jenë femra duke realizuar kështu edhe balancën gjinore të cilën LSI si forcë e re synon që ta aplikojë në maksimumin e mundshëm.   

Gjatë këtij takimi Kreu i LSI theksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që do të kenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit ashtu sikurse do të kenë një rëndësi të madhe të gjithë këshilltarët e njësive vendore të LSI në të gjithë Shqipërinë pasi siç ka deklaruar vetë kryetari i LSI që "tashmë duhet të marrë fund koha e këshillave "bunker". Këshillat e njësive vendore duhet të fillojnë të funksionojnë si parlamente vendore të cilat diskutojnë dhe debatojnë për prioritetet e zhvillimit të bashkive apo komunave përkatëse për problemet dhe shqetësimet që kanë qytetarët dhe për gjetjen e rrugëve dhe alternativave të zgjidhjes së tyre.

0x323030362d31312d3233 AKTIVITETE 15:20)”