Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim entuziast me mbi 400 të rinj në qytetin e Korçës Meta: Lëvizja Rinore për Integrim edhe këtu në Korçë do të ketë përfaqësuesit e saj në këshillin e Bashkisë që të ngrejnë me forcë çdo shqetësim të rinisë si dhe të kërkojnë me ngulm rrugët dhe alternativat e zgjidhjes së tyre
——–
Erisa Xhixho: Të rinjtë duhet të besojnë më shumë te politika por jo tek politika e vjetër por tek e reja që përfaqëson Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim

——————————

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim në qytetin e Korçës. Në takimin që u zhvillua

në një atmosferë mjaft entuziaste merrnin pjesë mbi 400 pjesëmarrës studentë dhe gjimnazistë të qytetit të Korçës. Në këtë takim merrte pjesë edhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) studentja e drejtësisë Erisa Xhixho dhe drejtues të tjerë të Lëvizjes Rinore për Integrim. Gjithashtu në takim merrnin pjesë edhe Kryetari

i LSI-së së Korçës Riza Ashimi si dhe drejtues të tjerë të LSI së Korçës. Të gjithë të pranishmit shprehën besimin e tyre tek LSI si një forcë që përfaqëson të renë dhe progresin.

Duke marrë fjalën në mes të entuziasmit të të rinjve korçarë Kryetari i LSI-së Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim si forcë e re politike fuqinë e saj e ka te rinia. Duke vazhduar më tej Meta iu drejtua të rinjve korçarë duke ju thënë se "së bashku me ju me energjinë dhe aftësitë tuaja ne do ta ndryshojmë patjetër Korçën por edhe gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të bëjmë demagogji siç po bën qeveria aktuale por do të krijojmë kushte që vërtet të rinjtë të kenë mundësi afirmimi dhe mirëqenie në një Shqipëri ndryshe". Duke konfirmuar edhe njëherë besimin e tij dhe të gjithë LSI-së tek rinia Kryetari

Meta u shpreh se "Lëvizja Rinore për Integrim edhe këtu në Korçë do të ketë përfaqësuesit e saj në këshillin e Bashkisë që të ngrejnë me forcë çdo shqetësim të rinisë si dhe të kërkojnë me ngulm rrugët dhe alternativat e zgjidhjes së tyre". Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim tha Meta janë mundësia e juaj dhe e të gjithë të rinjve në Shqipëri për t'u organizuar dhe për të luajtur një rol vendimtar dhe të rëndësishëm për të ndryshuar Shqipërinë.

 
Ndërkaq në fjalën e tij Kryetari i LRI-së së Korçës studenti Spiro Naçi pasi përshëndeti bashkëmoshatarët e tij për mbështetjen që i bëjnë LRI-së dhe për pjesëmarrjen në këtë takim shumë entuziast deklaroi se "të gjithë ne tek LSI gjejmë të renë gjejmë të vërtetën dhe të ardhmen. Ndaj këtu ne gjejmë vetveten".

Ndërsa Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Erisa Xhixho theksoi se LRI e Korçës është një model për angazhimin e të rinjve në politikë. Nisur nga ky fakt Kryetarja e LRI-së Xhixho theksoi se ashtu si të rinjtë e shumtë në Korçë edhe të rinjtë në mbarë vendin duhet të jenë më të angazhuar në politikë në mënyrë që të kenë mundësi të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Të rinjtë tha Xhixho duhet të besojnë më shumë te politika por jo tek politika e vjetër por tek e reja që përfaqëson Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim".   0x323030362d31312d3136 AKTIVITETE 15:15)