Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta merr pjesë në aktivin e LSI të qytetit të Shkodrës. Meta takon dhe studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Meta:  Kjo eshte mazhoranca e qeverisjes se çoroditur e pa prioritete. Shikoni buxhetin e vitit te ardhshem: buxhet qe mund ta beje qeveria e mashtrimit por jo e ndryshimit: Nuk lufton as varferine as papunesine as percakton prioritete te qarta zhvillimi

Krytari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ishte sot paradite në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi takime me studentë të Universitetit të Shkodrës dhe mori pjesë në aktivin e degës së LSI për zgjedhjen e drejtuesve të LSI për qytetin e Shkodrës.
Gjatë këtyre takimeve në këtë qytet Kryetari i LSI z.Ilir Meta në këto takime shoqërohej nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së z. Edmond Haxhinasto nga kryetarja e LRI-së studentja Erisa Xhixho nga anëtari i kryesisë z.Dritan Ylli si dhe nga koordinatori i LSI për pjesën veriore të Shqipërisë z.Rexhep Ballmi.

Në fillim z. Meta zhvilloi një takim me të rinjtë dhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës i shoqëruar nga kryetarja e LRI Erisa Xhixo dhe nga profesoresha e Universitetit znj. Esmeralda Uruci. Meta bashkëbisedoi me studentët kryesisht për kartën e Bolonjës por edhe për mungesën e politikave rinore në përgjithësi duke garantuar se LSI ka si objektiv kryesor rininë dhe politikat për zhvillimin e politikave për liberalizimin e plotë të universiteteve dhe për punësimimin e të rinjve.

Më pas Kryetari i LSI-së z.Meta mori pjesë në aktivin e LSI së qytetit të Shkodrës ku u zgjodhën drejtuesit e rinj të LSI së qytetit të Shkodrës. Në këtë takim ku merrnin pjesë qindra pjesëmarrës si dhe drejtuesit e LSI së rrethit të Shkodrës Kryetari i LSI bashkëbisedoi me anëtarët dhe simpatizantët e LSI për probleme të ndryshme.
Më poshtë ndodhet e plotë fjala e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta që mbajti në këtë takim.

“Sot perfundojme me sukses fazen pergatitore per zgjedhjet e ardhshme vendore. Verej me kenaqesi se Levizja jone eshte e konsoliduar dhe e perfaqesuar ne menyre teper cilesore ne te gjithe Komunat dhe Bashkite e Shkodres.
Ajo qe me gezon ne menyre te vecante eshte rritja e vazhdueshme e anetaresise dhe simpatizanteve te LSI-se tregues i padiskutueshem se LSI eshte perfaqesuese tashme e besueshme e interesave te qytetareve shqiptare.

Misioni yne madhor politik eshte mision i larte: Integrimi i Shqiperise ne Evrope. Jo si nje qellim ne vetvete por si standart qyteterimi e zhvillimi si mireqenie per qytetaret.  Sfida per realizimin e tij eshte e madhe. Rruga drejt Evropes behet me e gjate nga kjo qeverisje e paafte e kesaj pseudo-mazhorance.
Perballemi me nje mazhorance qe po i rrit cdo dite e me teper dozat e autokracise dhe ekspansionit mbi institucionet e pavarura te shtetit;
Eshte pergjegjese kryesore per konfliktualitetin politik te cilin e ka zgjedhur jo vetem si forme te marredhenieve te saj me opoziten por edhe si alibi per te bllokuar e mos realizuar detyrimet e saj per reformen zgjedhore dhe reformat e tjera.
Mazhorance qe ka demtuar rende administraten publike duke e mbushur me partiake e militante fanatike duke demtuar rende aftesine e saj per hartimin e zbatimin e ligjeve kapacitete kaq te rendesishme per realizuar sic duhet detyrimet tona drejt Evropes.
Kjo eshte mazhoranca e qeverisjes se çoroditur e pa prioritete. Shikoni buxhetin e vitit te ardhshem: buxhet qe mund ta beje qeveria e mashtrimit por jo e ndryshimit: Nuk lufton as varferine as papunesine as percakton prioritete te qarta zhvillimi.
Ajo premtoi rritje te GDP 6% por mezi ka shkuar tek 5 %-shi premtoi tejkalim ne te ardhurat tatimore dhe doganore dhe i ka realizuar ato me 5 miliarde leke me pak premtoi realizim te investimeve me shume se  cdo vit tjeter me pare dhe  Investimet e brendshme jane realizuar vetem 33% ndersa ato te huaja 18%. Ndersa u rrit ndjeshem deficiti tregetar me 200 milion dollare.
Per 2007-ten u premtuan 4000 apartamente te reja me buxhetin e ardhshem ndertohen vetem 400 te tilla. U premtua 24 ore uje ne Bashkite e medha nderkohe qe asnje qytet nuk do kete uje per 24 ore.U premtua Shqiperia ne moshen e internetit me 3-4000km rruge rurale me buxhetin e 2007 do te behen vetem 150 km te tilla. Nderkohe ka nje  zhbalancim dhe mungese orientimesh per sektoret strategjike sic eshte bujqesia.  Rritje e pagave dhe pensioneve per 2007 vetem 4 miliarde lekekur ky fond do te mjaftonte vetem per te rritur 3.6% te rrogave dhe pensioneve.  
Buxheti 2007 injoron turizmin-asnje lek investim megjithese propagandohet si prioritet. Fond ii turizmit eshte i barabarte me sinjalistiken rrugore nderkohe qe i gjithe fondi per turizmin rinine sportet eshte vetem 2 miliarde leke per te tre rubrikat. Ndersa per turizmin jane dhene 65 milion lek pra para sa per nje apartament.

Per punesimin buxheti i 2007 rrit vetem 5% te fondit per kete qellim nga 1.04 ne 1.1 miliarde lek ne kushtet kur nuk  ka skeme kafshate kur ndihma ekonomike rritet nga 3000leke ne 3150 leke ose nga 5000 ne 5250 leke
Po keshtu nuk ka skeme per reduktimin e varferise kur ajo prek pothuaj 50% te popullsise.
Pra kjo eshte nje mazhorance qe bjerret perdite nga pa-aftesia e saj. Ajo po mpaket ne sasi e ne moral nga mungesa e integritetit dhe e legjitimitetit qe ia ka lene trashegimi procesi famekeq zgjedhor i Megadushkut.
Nderkohe qe distanca midis Shqiperise dhe fqinjeve te saj ne procesin e Integrimit Evropian sa vjen e rritet me shume.
Perballe kesaj qeverisje qendron opozita e bashkuar. Zgjedhjet e ardhshme vendore jane mundesia jone e pare per ta cuar ne minorancë kete qeveri minorance. Prandaj fitorja e ketyre zgjedhjeve ka rendesi te madhe politike ne nivel kombetar: konfirmimin se e majta e bashkuar eshte mazhorance.
Zgjedhjet vendore sigurisht qe kane rendesine e tyre te jashtezakonshme. Ne pushtetin vendor politika prek direkt qytetarin. Qytetari behet pjese e vendim-marrjes.
Me veprim politik te perbashket te opozites mund t’i ofrojë komunitetit nje qeverisje me te mire me humane e profesioniste.  
Opozita e bashkuar mund te ofroje ekipe qeverisese te zgjedhura me transparence dhe realizem. Kandidatet tane do te zgjidhen ne baze te vlerave me te spikatura qe karakterizojne te majten solidariteti e perkushtimi ndaj komunitetit.
Tashme e kemi shpallur objektivin tone per nje ndryshim cilesor ne qeverisjen vendore.  Keshillat e komunave dhe bashkive do te jene parlamentet vendore. Ato do te vendosin me transparence te plote per prioritetet e zhvillimit do te manaxhojne me transparence çdo qindarke te parave publike do te realizojne standarte te reja te sherbimeve ndaj qytetareve. Pushteti i tyre do te rritet ne menyre reale nepermjet decentralizimit real e thelbesor.
LSI si pjese e opozites do te konsolidohet ne strukturat e ketij pushteti. Do te sjelle ne te vlerat me te mira ne mireqeverisje. Do te kontribojme per ngritjen ne sistem te drejtesise sociale.  Solidariteti dhe iniciativa e lire jane ato dy vlera te harmonizuara qe qendrojne ne themel te filozofise sone politike per te cilat nuk do te bejme asnje here koncesion.

Kjo per ne eshte rruga e Evropes rruga e integrimit dhe e prosperitetit.
Por rruga per ne Evrope eshte e gjate dhe me sfida. Ne cdo moment duhet te perballemi me sukses me to. Sfida jone e ardhshme: fitorja e zgjedhjeve vendore.
Te fitojme ndaj sfidave por te ndryshojme edhe vetveten. Te persosemi vazhdimisht te rri
sim kapacitetet.  Kjo eshte domosdoshmeri per te rritur besimin e anetareve simpatizanteve te votuesve tane.
Nje proces reformimi dhe persosjeje duhet te karakterizoje çdo parti aleate ne opoziten e majte.  Dy vjet me pare LSI filloi procesin e ridimensionit te te majtes shqiptare. Reformimi i te majtes do te vazhdoje ne menyre permanente. Ne çdo beteje e sfide politike brenda nesh do te veproje vullneti dhe veprimi per ndryshim. Ndryshimi e persosja adoptimi i modeleve me te sukseshme te zhvillimit do te jene bashkeudhetaret tane.
Ky proces ndryshimi e persosjeje eshte tipar qenesor i te majtes. E majta e sotme moderne eshte e prire drejt  progresit drejt hapjes drejt ndryshimit. Te gjitha partite brenda saj sot kane nje unitet dhe solidaritet te gatshem te ngadhnjejne ne cdo perballje elektorale me mazhorancen e sotme.
Por edhe forcimi i partive tona eshte nje proces i pandalshem. Forcimi i LSI-se eshte nje proces permanent. Aleatet e forte bejne nje te majte te forte. Bashkepunimi dhe konkurrimi eshte motori qe do ta mbaje aleancen tone gjithnje energjike te re e fituese. Te gatshme per t’ju pergjigjur sfidave te reja. Ndryshimi persosja e rritja jane vektoret e zhvillimit te Levizjes Socialiste per Integrim.
LSI e Shkodres eshte pjese e rendesishme e kesaj dinamike. Ajo duhet te hapet me tej per te thithur ato kapacitete e potenciale qe ka me shumice ky qytet i vendosur ne kuroren e trashegimise sone kombetare.
Ne proces gjallerimi dhe hapjeje rinia dhe gruaja do te gjejne gjithe hapesirat e duhura per angazhimin ne strukturat tona perfaqesuese. Ato do te jene pjese e rendesishme e kandidateve tane per zgjedhjet e ardhshme.
Ne keto zgjedhje do te konfirmojme fuqine tone reale ne politiken shqiptare te perfaqesojme denjesisht dhjetra e qindra mijera qytetare qe na mbeshtesim me perkushtim dhe besim. Cdo vote e jona do te mbrohet me vendosmeri nga perfaqesuesit tane qe do te jene pjese e komisioneve zgjedhore ne te gjithe nivelet.

Ne do te fitojme per te realizuar axhenden tone politike per nje qeverisje shume me te mire qe do ta vendose qytetarin ne qender te politikes dhe do ta coje vendin perpara drejt Evropes.

0x323030362d31312d3132 AKTIVITETE ”