14 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI z.Ilir Meta mori pjesë sot në aktivin e LSI dega Fier. Kreu i LSI pritet me entuziasëm nga të pranishmit. Në aktiv edhe përfaqësues të partive të koalicionit… Meta: Ne jemi të vendosur për të zhvilluar dhe harmonizuar solidaritetin me iniciativën e lirë si dy vlera dhe instrumenta të patjetërsueshëm jo vetëm për të zhvilluar vendin dhe ekonominë por edhe për të arritur atë kohezion dhe paqe sociale e cila e bën Shqipërinë dhe shoqërinë tonë më njerëzore e bën më sociale më të qëndrueshme dhe më të bashkuar
Meta : ne nuk synojmë që me këtë bashkëpunim ta ndajmë Shqipërinë dhe të ndajmë elektoratin opozitar me parcela sipas flamujve apo trandafilave që ne kemi por ne synojmë që të përzgjedhim jo thjesht kandidatët më të mirë por të ndërtojmë ekipet më të mira përfaqësuese për bashkitë komunat dhe për qarqet që ne synojmë dhe do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme vendore
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta mori pjesë sot paradite në aktivin e degës së LSI në Fier. Kryetari Meta është pritur me mjaft entuziasëm nga të pranishmit anëtarë dhe drejtues të LSI-së në rrethin e Fierit. Në këtë takim Kryetari i LSI Meta shoqërohej nga Nënkryetari i LSI deputeti Dritan Prifti dhe nga kryetari i LSI në Fier Haxhi Kalluci si dhe ai i Patosit Bardhi Meli.
Gjithashtu të pranishëm në aktivin e degës së LSI në Fier ishin edhe përfaqësues nga partitë e koalicionit të majtë PS PSD PDS dhe PAD.
Në fjalët e tyre krerët e LSI në Fier dhe Patos shprehën garancinë për një dyfishim të votave të LSI në Fier gjë që garantohet nga konsolidimi i strukturave në këtë rreth si dhe angazhimi i anëtarësisë dhe simpatizantëve të LSI.
Ndërkaq në fjalën e tij Kryetari i LSI z.Ilir Meta në radhë të parë përshëndeti të pranishmit për entuziazin tepër optimist që flet qartë sipas Metës për fitoren e opozitës së bashkuar për zgjedhjet e ardhshme vendore si një domosdoshmëri për t'u ndarë nga qeverisja e Sali-Gazidedes në verën e vitit 2007.
Një përshëndetje të vecantë Kreu i LSI iu transmetoi përfaqësuesëve të PS-së të PSD-së të PDS-së dhe përfaqësuesëve të Alancës Demokratike. Duke vazhduar më tej Meta tha se "zgjedhjet e ardhshme vendore na apelojnë të gjithëve për të qenë më të bashkuar si asnjëherë më parë në mënyrë që të ndalim këtë revansh të Berishës ndaj institucioneve të pavarura që është një kërcënim jo vetëm për to por për lirinë e çdo shqiptari i cili dëshiron të jetë i garantuar në liritë e tij themelore". Meta tha se "me mijëra njerëz janë hequr nga puna vetëm për arsye politike ku hakmarrja e spastrimeve ka arritur edhe deri tek negociatorët e marrëveshjes së MSA-së apo të marrëveshjes me Organizatën Botërore të Tregtisë. Pra janë larguar nga puna njerëz me vlera të cilët kanë kontribuar për vendin. Nga ana tjetër me demagogji Berisha bën sikur kthen në vend intelektualë të cilët janë larguar prej vitesh. Duke shtruar një pyetje retorike Meta tha se "si mund të kthehen intelektualët dhe si mund të vijnë investitorët me parrullën mashtruese të Berishës "Shqipëria 1 euro" kur shohin në televizione dhe gazeta fytyrën e Bashkim Gazidedes". Ndaj rikthimi i '97 rikthimi i pasigurisë dhe frikës rikthimi i ndarjes së shqiptarëve duhet ta bashkojë më shumë të majtën dhe gjithë forcat progresiste në Shqipëri që përbëjnë shumicën e shqiptarëve të atyre që duan zhvillimin dhe integrimin e pandërprerë të Shqipërisë në BE tha kryetari i LSI. Për ne shtoi Meta suksesi i LSI-së në këto zgjedhje është shumë i rëndësishëm por më e rëndësishme është fitorja e opozitës së bashkuar.
Duke folu për zgjedhjet vendore dhe bashkëpunimin e koalicionit të majtë Meta u shpreh se "ne nuk synojmë që me këtë bashkëpunim ta ndajmë Shqipërinë dhe të ndajmë elektoratin opozitar me parcela sipas flamujve apo trandafilave që ne kemi por ne synojmë që të përzgjedhim jo thjesht kandidatët më të mirë por të ndërtojmë ekipet më të mira përfaqësuese për bashkitë komunat dhe për qarqet që ne synojmë dhe do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Dua të theksoj u shpreh Meta se për opozitën e bashkuar këshillat e bashkive dhe të komunave janë ato që vendosin për problemet e tyre të përditshme. Janë ato që merrem me taksat e qytetarëve janë ato që vendosin për prioritetet investimet dhe shpenzimet. Pra janë ato që duhet të zgjidhin shumë nga problemet jetike por për fat të keq këto këshilla janë shndëruar deri tani në këshilla bunker në këshilla ku mungon debati si këshillat e dikurshme. Premtimi i LSI është që këto këshilla ti kthejmë në parlamente vendore ku të debatohet në mënyrë të hapur dhe transparente që të mbrojnë interesat e qytetarëve. Më tej Kryetyari i LSI tha se "ne jemi të vendosur për të zhvilluar dhe harmonizuar solidaritetin me iniciativën e lirë si dy vlera dhe instrumenta të patjetërsueshëm jo vetëm për të zhvilluar vendin dhe ekonominë por edhe për të arritur atë kohezion dhe paqe sociale e cila e bën Shqipërinë dhe shoqërinë tonë më njerëzore e bën më sociale më të qëndrueshme dhe më të bashkuar". Prandaj këtë solidaritet le ta zhvillojmë jo vetëm brenda nesh por edhe me forcat e tjera të opozitës jo vetëm në Tiranë por në të gjithë qytetet e komunat e vendit tha Meta duke vazhduar më tej "ti' lëmë mbrapa historitë e përpara 3 Korrikut sepse ne asnjëherë nuk kemi pasur gjë me simpatizantët dhe anëtarët e Partisë Socialiste por problemi ynë ka qenë me ato politika të mbrapshta të cilat i krijuan vendit probleme nga të cilat ne u distancuam dhe të cilat janë një angazhim i këtij koalicioni për të mos u përsëritur më në bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Dhe këtë solidaritet lë ta përçojmë në të gjithë shoqërinë shqiptare sepse jam i bindur se jo vetëm ju që jeni të pak&eu
ml;naqur me qeverin ë e Sali-Gazides por jam i bindur se janë me qindra mijëra edhe në rradhët e së djathtës që janë zhgënjyer nga Berisha. Dhe jam i sigurt që shumë prej tyre do të votojnë që fantazmat e '97 të mos i prishin më gjumin qetësinë dhe të ardhmen e shqiptarëve".
0x323030362d31312d3034 AKTIVITETE