14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim me strukturat drejtuese te LSI në Berat Meta: Programi elektoal i LSI të jetë sa më afër kërkesave jetike të komunitetit dhe me alternativa zgjidhjeje të shqetësimeve që kanë njerëzit
—-
Kryetari i LSI theksoi nevojën për një hapje edhe më të madhe të LSI ndaj intelektualëve dhe njerëzve më me vlera të komunitetit në veçanti tani që kemi hyrë edhe në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarë të bashkive dhe të komunave si dhe të këshilltarëve të tyre
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi një takim me forumet dhe strukturat drejtuese të LSI-së në rrethin e Beratit.
Së bashku me anëtarin e Kryesisë së LSI Mustafa Muçi kreu i LSI Meta zhvilloi një takim të zgjeruar në këtë rreth në kuadër të përgatitjes për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e Pushtetit Vendor.
Gjatë këtij takimi Kryetari i LSI z.Meta vlerësoi rolin dhe punën e bërë nga strukturat e LSI në Berat dhe ambicjet e mëdha që ka LSI në këtë rreth.
Ndërkaq në fjalën e tij në këtë takim Kryetari i LSI theksoi nevojën për një hapje edhe më të madhe të LSI ndaj intelektualëve dhe njerëzve më me vlera të komunitetit në veçanti tani që kemi hyrë edhe në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarë të bashkive dhe të komunave si dhe të këshilltarëve të tyre.
Më pas Meta kërkoi që të gjithë strukturat drejtuese të LSI në rrethin e Beratit dhe të Urës Vajgurore të përgatisin një program elektoral të LSI bazuar edhe në veçoritë dhe specifikat e secilës zonë. Meta kërkoi që ky program të jetë sa më afër kërkesave jetike të komunitetit dhe me alternativa zgjidhjeje të shqetësimeve që kanë njerëzit. LSI ka ambiucje të mëdha për rrethin e Beratit tha Kryetari Meta ndaj dhe ne duhet të përfaqësohemi me kandidaturat më dinjtoze. Gjithashtu Kryetari i LSI kërkoi që të ketë një bashkëpunim sa më efektiv edhe me forumet drejtuese të partive të tjera të koalicionit opozitar.
Kryetari i LSI theksoi sërish se në këto zgjedhje LSI duke pasur edhe komisionerë në çdo qendër votimi do të ketë mundësi për të zgjeruar rolin dhe kontributin e saj gjithnjë në rritje në politikë. Ne do të kandidojmë për herë të parë në të gjithë vendin për këshillat e bashkive dhe të komunave me synime ambicioze tha Kreu i LSI. Por duhet të jemi të kujdesshëm që kandidatët që do të përfaqësojnë LSI të jenë njerëz që përfaqësojnë gjithnjë shqetësimin e komunitetit dhe ngrenë zërin për zgjidhjen e problemeve që do të kenë.
Meta njekohësisht kerkoi që të dëgjohet me vëmendje dhe në mënyrë transparente zëri i anëtarësisë si për zgjedhjen e kandidaturave për kryetarë ashtu edhe për këshilltarë të bashkive dhe komunave. 0x323030362d31302d3135 AKTIVITETE 14:1)”