14 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI z.Ilir Meta sot takime me strukturat drejtuese të LSI në rrethin e Lushnjës Meta: LSI do të jetë garantuese e një qeverisjeje vendore transparente dhe profesionale
– Në të gjithë tribunat e pushtetit vendor njerëzit e LSI do të ngrejnë zërin e komunitetit për zgjidhjen e problemeve më jetike që do të kenë
– Kryetari i LSI gjatë këtyre takimeve kërkoi forcimin e bashkëpunimit me forumet e partive të tjera të opozitës si dhe nënvizoi se objektivi kryesor i LSI është fitorja e opozitës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot takime me struktura drejtuese të LSI-së në rrethin e Lushnjës.
Së bashku me anëtarët e Kryesisë së LSI Spartak Braho dhe Tokli Thomai kreu i LSI Meta zhvilloi takime me forumet drejtuese të LSI në Divjakë Tërbuf Kolonjë Fier-Shegan Grabjan si dhe zhvilloi një takim me aktivistët në qytetin e Lushnjës.
Gjatë këtyre takimeve Kryetari i LSI z.Meta iu kërkoi aktivistëve të LSI-së që të intensifikojnë dhe të konsolidojnë punën për përgatitjet për zgjedhjet e pushtetit vendor që janë një sfidë e rëndësishme për opozitën dhe për LSI-në.
Fitorja e opozitës në këto zgjedhje u shpreh Meta i hap rrugën objektivave të tjera të rëndësishme të opozitës për të ardhmen. Ndërsa LSI duke pasur edhe komisionerë në çdo qendër votimi do të ketë mundësi për të zgjeruar rolin dhe kontributin e saj gjithnjë në rritje në politikë.
Ne do të kemi mundësi që përveç fitores në mazhoritar në shumë bashki dhe komuna në të gjithë Shqipërinë por për herë të parë do të kandidojmë në të gjithë vendin për këshillat e bashkive dhe të komunave me synime ambicioze tha Kreu i LSI. Meta theksoi se në të gjithë këta tribuna të pushtetit vendor njerëzit e LSI do të ngrejnë zërin e komunitetit për zgjidhjen e problemeve më jetike që do të kenë. Kreu i LSI theksoi rëndësine e realizimit të një programi konkret bazuar në specifikat e secilës zonë bashki apo komunë. Meta tha se LSI do të jetë garantuesja e një qeverisjeje vendore transparente dhe profesionale.
Meta njekohësisht kerkoi që të dëgjohet me vëmendje dhe në mënyrë transparente zëri i anëtarësisë si për zgjedhjen e kandidaturave për kryetarë ashtu edhe për këshilltarë të bashkive dhe komunave. Kreu i LSI theksoi
Kryetari i LSI gjatë këtyre takimeve kërkoi gjithashtu forcimin e bashkëpunimit me forumet e partive të tjera të opozitës si dhe nënvizoi se objektivi kryesor i LSI është fitorja e opozitës .
Takimi në Lushnjë. Meta: Lushnja jo më e PD LSI ka një program konkret
Në qytetin e Lushnjës gjatë takimit me strukturat drejtuese dhe aktivitë të LSI Kryetari Meta shprehu bindjen se në zgjedhjet e ardhshme vendore PD do ta humbë të drejtën për të qeverisur bashkinë e këtij qyteti për të cilin LSI ka një program konkret. Edhe gjatë këtij takimi Meta shprehu vendosmërinë për fitoren e LSI dhe të koalicionit të opozitës.
0x323030362d31302d3134 AKTIVITETE 14:0)