14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takon Drejtorin e Departamentit te Shtetit per Evropen Jugore dhe Qendrore z.Kristofer Hoh Meta – Hoh: Zgjedhjet standart per ne NATO dhe ne BE
Meta: Energjia sipermarrja private zgjidh problemin
Meta: Kosova pavaresia opsioni i vetem realist
Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Zoti Ilir Meta priti ne nje takim Drejtorin e Departamentit te Shtetit per Evropen Jugore dhe Qendrore Zotin Kristofer Hoh. Situata politike ne vend dhe zhvillimet ne rajon ishin dy ceshtjet kryesore te bisedes.
Organizimii zgjedhjeve te lira e te ndershme eshte çeshtja kryesore me te cilen perballet politika aktuale e veçanerisht mazhoranca. Ajo duhet te tregoje vullnetin e duhur politik dhe te ndermarre hapa konkrete per zbatimin e marreveshjes se gushtit midis pozites dhe opozites – u shpreh Meta. Organizimi i ketyre zgjedhjeve eshte nje tregues themelor per maturine qe ka arritur demokracia ne Shqiperi per standartet e saj dhe gatishmerine per anetaresimin ne NATO dhe ne BE.
Energjia eshte sfida me e madhe e ekonomise shqiptare vazhdoi Meta. Eshte e domosdoshme qe ky sektor te shihet me perparesi e te ristrukturohet ne drejtim te angazhimit me te madh te sipermarrjes private si dhe te krijimit te nje tregu rajonal te energjise.
Duke u ndalur ne ceshtjet e sektorit te sigurise Meta u shpreh se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar eshte para se gjithash nje lufte institucionale dhe jo retorike politike qe godet kundershtaret politike. Efikasiteti ne kete lufte arrihet nepermjet forcimit te institucioneve te pavarura e jo uzurpimit apo dobesimit te tyre nepermjet koordinimit nderinstitucional e jo nepermjet demagogjise e cila ndikon direkt ne demtimin e imazhit te Shqiperise tek investitoret e huaj te cilet pastaj nuk mund te terhiqen as nga iniciativa si ajo e Shqiperia – nje euro.
Duke diskutuar per çeshtjet e rajonit zoti Meta u ndal tek çeshtja e statusit perfundimtar te Kosoves duke u shprehur se shtyrja e percaktimit te statusit vetem sa cenon paramentrat e sigurise e stabilitetit te arritura me aq mund ne rajon. Pavaresia eshte opsioni i vetem realist per Kosoven. Pavaresia e Kosoves do te sjelle nje integrim me te madh te komuniteteve dhe pjesmarrje te tyre ne qeverisje. Pavaresia e Kosoves do ti sherbeje edhe Serbise do te dobesoje forcat nacionaliste radikale dhe do beje Serbine nje kontribuese me te madhe per bashkepunimin dhe stabilitetin ne rajon.
Ne takim merrnin pjese edhe Ambasadorja e SHBA ne Tirane Marcie Ries Zv.Kryetari i LSI-se Pellumb Xhufi dhe Sekretari Nderkombetar Edmond Haxhinasto.
0x323030362d31302d3133 AKTIVITETE 14:0)”