14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takon Ambasadorin e Mbreterise se Spanjes z.Manuel Montobbio Meta: Reforma zgjedhore duhet realizuar si domosdoshmeri per nje proces normal demokratik ne Shqiperi si premise themelor per zbatimin e detyrimeve te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit
Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Zoti Ilir Meta priti ne nje takim Ambasadorin e Mbreterise se Spanjes ne Shqiperi zotin Manuel Montobbio.
Shohim me kenaqesi rritjen e rolit te Spanjes ne BE dhe deshirojme forcim te marredhenieve ne te gjitha fushat – u shpreh Meta . Mundesite e bashkepunimit midis dy vendeve jane te shumta por prioritare per Shqiperine jane energjia infrastruktura ne pergjithesi dhe turizmi ku Spanja ka nje avantazh te krahasuar me vendet e tjera.
Duke folur per situaten ne vend Meta u shpreh se reforma zgjedhore duhet realizuar si domosdoshmeri per nje proces normal demokratik ne Shqiperi si premis themelor per zbatimin e detyrimeve te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Qendrimi i LSI-se per reformen zgjedhore ka qene parimor dhe me kete ceshtje nuk do te bejme asnje koncesion – shpreh ai. Kjo qeveri nuk po tregon vullnetin e duhur per perfundimin e kesaj reforme ne kohe per zgjedhjet e ardheshme.
Qeveria Berisha u theksoi Meta ka bere hapa prapa ne nje sere fushash si sherbimi civil ku ishte arritur nje standard i qendrueshem ne bashkepunim me partneret tane evropiane. Edhe lufta kunder korrupsionit po degradon ne nje demagogji te paster politike pa rezultate te prekshme.
0x323030362d30392d3236 AKTIVITETE 13:54)”