14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI Ilir Meta takon Sekretaren e Jashtme te Indise Tripathai Meta: Me Indine marredhenie me te ngushta
Tripathai: Lehtesim te vizave per biznesmenet dhe qytetaret e te dy paleve
Gjate vizites ne Indi kryetari i LSI zoti Ilir Meta u takua edhe me Sekretaren e Shtetit ne ministrine e Puneve te Jashtme zonjen Shashi Tripathai.
Globalizimi eshte nje process i cili po rrit dimensionet dhe ndikimin e tij perdite e me shume ne marredheniet nderkombetare dhe ne zhvillimin e cdo vendi u shpreh Meta. Ndaj vazhdoi ai ne jemi te vemendshme per rolin ne rritje te Indise ne kete process dhe deshirojme te zhvillojme marredhenie me te qendrueshme me te ngushta dhe me konkrete mes dy vendeve tona Aq me teper – tha Meta – se me Indine ndajme ndjenja dhe krenari te perbashket per Nene Terezen.
Duke vleresuar bashkepunimin aktual me tendence ritjeje ne fushen e shkembimeve tregtare Meta u ndal ne nevojen per rritjen e bashkepunimit ne gjithe fushat ne vecanti ne ato ku India ka nje avantazh konkurrues ne tregun boteror ne teknologjine e informacionit farmaceutike tekstile energji etj.
Sekretarja e Shtetit Tripathai shprehu vullnetin e qeverise se saj per te zhvilluar me tej marredheniet me Shqiperine duke ofruar mundesi konkrete bashkepunimi ne fushen e ekonomise arsimit e kualifikimit bashkepunimit parlamentar dhe atij kulturor. Ajo shtroi nevojen e lehtesimit te vizave per levizjen e qytetareve te te dy vendeve me qellim rritjen e shkembimeve.
Meta u ndal me pas ne paraqitjen e situates ne rajonin e Ballkanit ku ceshtja me e rendesishme qe kerkon zgjidhje eshte statusi i Kosoves. Pavaresia e Kosoves eshte zgjidhja e vetme realiste per Kosoven pasi njeh situaten konkrete ne vend pas gjenodicit te Milloshevicit dhe vendosjes se saj ne protektorat nderkombetar. Pavaresia forcon stabilitetin ne rajon dhe pershpejton procesin e integrimit te tij ne Bashkimin Evropian.
Kosova nuk eshte nje rast universal i cili mund te merret si model per zgjidhjen e problemeve te tjera te botes por ka specifiken e saj e cila pas dizintegrimit perfundimtar te ish-Jugosllavise dhe genocidit te ushtruar ndaj popullit te Kosoves perjashton cdo opsion tjeter pervec njohjes se vullnetit te shumices.
Ne takim merrnin pjese Drejtori i Europes ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Indise Ambasadori V. Ashok dhe Sekretari Nderkombetar i LSI Edmond Haxhinasto 0x323030362d30392d3233 AKTIVITETE 13:53)”