14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta pritet ne Kine nga zv.Kryeministri i Kines Tang Jiaxuan Meta: Ekzistojne te gjithe mundesite dhe hapesirat qe marrdheniet midis Kines dhe Shqiperise te marrin nje dimension te ri
Meta: Pavaresia eshte opsioni i vetem realist per Kosoven i cili do te forconte paqen e stabilitetin ne rajon
Gjate vizites se tij ne Kine Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ish-kryeministri Ilir Meta eshte pritur sot ne nje takim te vecante nga zevendeskryeministri i Kines zotin Tang Jiaxuan.
Ne takimin me Zv.Kryeministrin Tang pasi ka vleresuar marredheniet tradicionale midis Shqiperise dhe Kines dhe ka shprehur mirenjohjen per ndihmen e vazhdueshme dhene asaj zoti Ilir Meta tha se kete tradite te mire duhet ta veme ne themel te forcimit me tej te marredhenieve te sotme. Kina eshte nje fuqi ekonomike e politike ne rritje ne arenen nderkombetare. Ne kete kontekst ekzistojne te gjithe mundesite dhe hapesirat qe marrdheniet midis Kines dhe Shqiperise te marrin nje dimension te ri.
Meta theksoi se Kina po luan nje rol gjithnje e me te madh ne perballimin e sfidave te sigurise globale e paqes si lufta kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar nderkombetar ashtu edhe ne drejtim te sfidave te zhvillimit.
Zoti Meta e vleresoi si pozitive rritjen e volumit te shkembimeve tregtare midis dy vendeve por theksoi se investimet kineze duhet te nxiten ne Shqiperi ne fushen e infrastruktures ne pergjithesi dhe energjise ne vecanti.
Duke folur per politiken e jashtme te Republikes se Shqiperise ne rajonin e Ballkanit Meta u shpreh se Shqiperia nuk synon ndryshimin e kufijve por integrimin e gjithe vendeve te rajonit ne NATO dhe ne BE. Meta theksoi se pavaresia eshte opsioni i vetem realist per Kosoven i cili do te forconte paqen e stabilitetin ne rajon. Meta i theksoi zv.Kryeministrit kinez nevojen per hapjen e zyres se perfaqesise te Kines ne Prishtine per te rritur prezencen e saj ne Kosove dhe rajon gje qe u prit pozitivisht nga bashkebiseduesi.
Zv.kryeminstri Tang vleresoi marredheniet historike dhe bashkepunimin midis dy vendeve si dhe politiken e Shqiperise “per njohjen e nje Kine”. Ai shprehu interesat e vazhdueshme te Kines per te rritur angazhimet e saj ne Shqiperi e rajonin e Ballkanit per t’i kontribuar keshtu paqes e zhvillimit. Zoti Tang theksoi se Kina mbeshtet plotesisht aspiratat e Shqiperise per integrim ne NATO dhe BE me te cilen ajo ka nje partneritet strategjik.
Ne perfundim zvKryeministri Tang e siguroi zotin Meta se Kina eshte e angazhuar per te forcuar me tej marredheniet midis dy vendeve si dhe vleresoi kontributin qe zoti Meta ka dhene per ecurine e tyre gjate kohes qe ai ka qene kryeminister.
0x323030362d30392d3139 AKTIVITETE 13:52)”