14 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI Ilir Meta takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në njësinë nr.2 në Tiranë. Marrin teserat e LSI-së dhjetëra anëtarë të rinj Meta: Ne nuk shqetësohemi përsa i takon datës zgjedhjeve sikur ato të mbaheshin edhe nesër por çështja kryesore është që të plotësohen të gjitha standartet në mënyrë që të mos ketë kontestim të zgjedhjeve të ardhshme dhe që ti hapet rruga procesit të rëndësishëm dhe historik ku duhet të hyjë vendi të moskontestimit më të zgjedhjeve nga asnjëra palë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në një prej organizatave të LSI në njësinë nr.2 të Tiranës. Gjatë këtij takimi ku u bënë dhjetëra pranime të reja në LSI Meta shoqërohej nga Kryetari i LSI për Tiranën z.Ilir Dashi nga anëtari i Kryesisë së LSI-së prof.Edmond Panariti dhe nga kryetari i komitetit Drejtues të LSI-së në njësinë nr.2 z.Fatmir Fagu.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim kryetari i LSI-së z.Meta komentoi edhe marrëveshjen e arritur dje në mes të mazhorancës dhe opozitës.
Ai u shpreh se:
Dua të konfirmoj edhe një herë tjetër se rezultati i asaj që është arritur deri tani rezulton më së miri drejtësinë e qëndrimeve parimore të opozitës për disa nga çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me garantimin e demokracisë dhe të lirisë së mediave në vend. Rezultati i asaj që është arritur deri tani tregon qartë se seanca parlamentare e zhvilluar jashtë parlamentit në 28 Korrik ishte një seancë e paligjshme papërgjegjshme dhe se vendimet e saj të kontestuara ashtu sikurse ne paralajmëruar para se ato të merreshin u rishikuan dhe u reflektuan nga mazhoranca aktuale e cila ka qenë edhe përgjegjësja kryesore për gjithë krizën e krijuar deri tani. Janë hedhur tashmë disa piketa për një reformë të sukseshme zgjedhore e cila do të duhet të kompletohet dhe të konkretizohet më tej në një bashkëpunim të hapur midis të gjithë forcave politike parlamentare dhe jashtë parlamentare dhe opozita ka treguar dy elementë shumë të rëndësishëm të gjithë profilit të saj të ri politik vendosmërinë për të mbrojtur çështje të drejta parimore që kanë të bëjnë me Demokracinë që kanë të bëjnë me zgjedhjet me respektimin e votës të qytetarëve në këtë vend por njëkohësisht ka treguar edhe vullnetin e saj për të qenë një faktor i rëndësishëm konstruktiv për të ndërtuar më në fund një sistem zgjedhor të ndershëm që i shërben stabilitetit të vendit dhe të institucioneve dhe që t'i japë fund njëherë e mirë manipulimit të zgjedhjeve dhe të votës së qytetarëve. Natyrisht që ne do të vazhdojmë të jemi shumë të vëmendshëm pasi puna më e madhe mbetet me konkretizimin e këtij vullneti politik ndaj me këtë rast unë dua t'i bëj thirrje kryeministrit aktual Z.Berisha dhe mazhorancës që ai drejton që të mos provokojnë më kriza dhe konflikte në jetën parlamentare dhe politike dhe që t'i përmbahen atyre angazhimeve që kanë marrë mbrëmë duke plotësuar me korrektesë dhe përgjegjësi gjithë detyrimet që burojnë nga ajo marrëveshje. Njëkohësisht dua të përshëndes edhe gjithë forcat e tjera politike të opozitës dhe të gjithë ata të cilët mbështetën qëndrimet tona të drejta dhe parimore duke u bërë një pengesë e fuqishme dhe do të theksoja me bindje të plotë e sukseshme ndaj përpjekjes së mazhorancës aktuale për të përsëritur Majin e 10 viteve më parë. Ne duam të shikojmë sepse jemi të bindur që opozita nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme jo vetëm respekton votën e qytetarit por sigurisht edhe garanton fitoren e saj të sigurtë në kryeqytet por edhe në të gjithë vendin në mënyrë që të arrijë edhe objektivat e saj të përcaktuara në marrëveshjen e bashkëpunimit.
Pyetja/ Po për qëndrimin tuaj lidhur me datën e zgjedhjeve?
Duket qartë se mazhoranca ka patur qëllime të cilat janë të lexueshme pra për të zvarritur gjithë këto çështje që mbrëmë ka marrë përsipër që ti zgjidhë pasi pjesa kryesore tyre janë përgjegjësi e saj po e ka zvarritur për gati një vit më qëllim që të fusë vendin dhe opozitën në zgjedhje të papritura. Ne nuk shqetësohemi përsa i takon datës zgjedhjeve sikur ato të mbaheshin edhe nesër por çështja kryesore është që të plotësohen të gjitha standartetet në mënyrë që të mos ketë kontestim të zgjedhjeve të ardhshme dhe që ti hapet rruga procesit të rëndësishëm dhe historik ku duhet të hyjë vendi të moskontestimit më të zgjedhjeve nga asnjëra palë. Në rast se mazhoranca aktuale garanton plotësimin e standarteve në kohë ne nuk kemi asnjë interes dhe asnjë qëllim për të shtyrë zgjedhjet. Së dyti ju e dini shumë që vendi ynë është një vend me probleme shumë të mëdha për sa i takon çështjes së energjisë dhe jam i bindur dhe kam ngritur vazhdimisht zërin që qeveria aktuale pothuajse nuk ka bërë asnjë gjë në këtë drejtim që të jemi të sigurtë se përveç standarteve të plotësuara edhe dritat nuk do të mungonin në kulmin e dimrit në të gjithë territorin e vendit. Sidoqoftë këto nuk janë çështjet më të rëndësishme çështja më e rëndësishme është plotësimi i këtyre standarteve. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë që zgjedhjet të bëhën sa më pranë afatit kushtetues kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet për suksesin e tyre si zgjedhje të pakontestueshme
0x323030362d30382d3331 AKTIVITETE 13:49)