14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta përshëndet vendimin e KLD-së Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të shpreh vlerësimin tonë për vendimin e drejtë të ligjshëm dhe mjaft konstruktiv që ka marrë sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë lidhur me proceduarat tërësisht jo demokratike dhe jo kushtetuese që u ndoqën nga mazhoranca për zëvendësimin e dy anëtarëve të këtij Këshilli. Me këtë rast ne duam jo vetëm të vlerësojmë KLD-në që nuk ka rënë viktimë e presioneve politike të mazhorancës por ka mbrojtur shtetin e së drejtës dhe ka treguar që është një institucion i cili funksionon pa emocione por në mënyrë racionale. Por njëkohësisht të gjejmë rastin që ashtu sikurse bëmë edhe në seancën ku u diskutua për këtë çështje për të ftuar mazhorancën aktuale që të heqë dorë nga arroganca e saj për të nënshtruar në mënyrë të paligjshme në mënyrë jokushtetuese jodemokratike institucionet e pavarura në vend. Sikurse ishte rasti i KLD-së sikurse ka qënë vazhdimisht rasti i Prokurorit të Përgjithshëm por edhe shumë kundërvënie ndaj institucionit të Presidentit për të gjithë ato raste ku ai ka çmuar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme për çështje të rëndësishme ndaj të cilave mazhoranca ka ndarë qëndrim ndryshe.
Është momenti që ky vendim i KLD-së t’i shërbejë mazhorancës aktuale për të reflektuar për të ndalur vrullin e saj kundër institucioneve të pavarura për t’i dhënë fund agresionit ndaj këtyre institucioneve në emër të luftës kundër korrupsionit dhe kundër krimit dhe të gjejë gjuhën e bashkëpunimit institucional me institucionet e tjera për forcimin e shtetit të së drejtës.
0x323030362d30372d3231 13:0)”