Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta pret në takim ambasadorin e Kinës z.Tian Changchun Meta: Pavaresisht nga momentet irracionale te krijuara nga qeveria aktuale marredheniet midis Shqiperise dhe Kines duhet te shkojne perpara dhe te forcohen

 

 

Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Zoti Ilir Meta priti ne nje takim Ambasadorin e Kines zotin  Tian CHANGCHUN.

Meta dhe Changchun shkembyen mendime mbi mundesite e forcimit te marredhenieve midis dy vendeve. “Pavaresisht nga momentet irracionale te krijuara nga qeveria aktuale marredheniet midis Shqiperise dhe Kines duhet te shkojne perpara dhe te forcohen – u shpreh Meta”.

Me tej duke folur per zhvillimet politike ne rajon Meta tha se pavaresia e Kosoves dhe integrimi i saj ne Evrope jane zgjidhja e vetme qe mund te sjelle paqe stabilitet dhe zhvillim ne rajon.

Meta u shpreh se eshte e rendesishme qe Kina te mbaje nje qendrim konstruktiv ne Keshillin e Sigurimit ne funksion te kesaj zgjidhjeje (pavaresise se Kosoves)
  0x323030362d30372d3037 AKTIVITETE 12:38)