Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe të tjerë drejtues të LSI homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve”. Meta vendos kurorën me lule në emër të LSI pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Vizita edhe në familje të heronjve të L Meta: Dua të dënoj disa përpjekje vandale të ndodhura ditët e fundit në varrezat e dëshmorëve të Shkodrës. Kjo tregon qartë se ende ka forca të papërgjegjshme dhe të errëta që dëshirojnë të provokojnë historinë tonë kombëtare që dëshirojnë të përçajnë popullin shqiptar
 
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe drejtues të lartë të kësaj partie vendosën një kurorë dhe bënë homazhe pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve”. Në respekt të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare kryetari i LSI Ilir Meta i shoqëruar edhe nga N/Kryetari i LSI prof.Sabit Brokaj vendosën një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Ndërkaq homazhe pranë monumentit zhvilluan edhe zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili N/Kryetarja Filloreta Kodra Kryetari i LSI-së për Tiranën Ilir Dashi deputeti i LSI Ndre Legisi dhe anëtarët e Kryesisë së LSI Spartak Braho Brizida Gjikondi Luzhiana Abazi dhe Dritan Ylli.
Pas përuljes në shenjë respekti para monumentit simbolik “Nënë Shqipëri” drejtuesit e LSI-së të shoqëruar edhe nga dhjetëra të pranishëm zhvilluan homazhe edhe pranë varreve të dëshmorëve të kombit.
Në respekt të të rënëve në luftë për çlirimin e vendit Kryetari i LSI-së Ilir Meta u shpreh se ”në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë vendin dhe për popullin shqiptar në emër të LSI-së dua të shpreh mirënjohen më të thellë për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionale- Çlirimtare”. Në këtë kontekst Meta shtoi se “jemi këtu edhe për të shprehur solidaritetin tonë me gjithë familjet e tyre por edhe me të gjithë veteranët dhe familjet shqiptare që kanë kontribuar në fitoren e Luftës Antifashiste Nacionale- Çlirimtare që pa dyshim qëndron në themel të gjithë përpjekjeve tona edhe sot për të ndërtuar një shoqëri të lirë një shoqëri demokratike një vend i cili të integrohet në mënyrë të denjë në familjen euro-atlantike ashtu sikurse Shqipëria u rreshtua me dinjitet dhe sakrifica në  Luftën e Dytë Botrore në anën e fitimtarëve në anën e atyre që i dhanë fund murtajës më të rrezikshme për njërëzimin”.
Kryetari i LSI-së Meta dënoi aktin vandal të prishjes së varrezave të dëshmorëve të Shkodrës. “Dua të dënoj disa përpjekje vandale të ndodhura ditët e fundit në varrezat e dëshmorëve të Shkodrës. Kjo tregon qartë se ende ka forca të papërgjegjshme dhe të errëta që dëshirojnë të provokojnë historinë tonë kombëtare që dëshirojnë të përçajnë popullin shqiptar” citoi Meta. Dhe në këtë drejtim ai i bëri thirje qeverisë dhe shtetit të vërë para përgjegjësisë autorët e këtyre veprave të shëmtuara. “Çfarëdo përpjekesh që të bëhen sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën për të denigruar vlerat e LANÇ unë jam i bindur se këto kanë dështuar dhe do të dështojnë. Pasi populli shqiptar e ka të lidhur jo vetëm ekzistencën e tij si shtet por edhe të ardhmen e tij si një komb me dinjitet me LANÇ e cila nuk është thjesht një objekt muzeal apo një relike që duhet të krenohemi. Por është një burim frymëzimi për të gjithë gjeneratat e sotme dhe të ardhmshme për të punuar për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë” përfundoi Kryetari i LSI-së Ilir Meta.      
 
Kryetari i LSI Meta vizitë në familjet e dëshmorëve
 
Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i shoqëruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili dhe të tjerë drejtues të LSI-së zhvilluan sot gjithashtu takime edhe në familjet e disa heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Nacionalclirimtare. Kështu Meta dhe drejtuesit e tjerë të LSI-së zhvilluan vizita në familjet e dëshmorëve Abdyl dhe Haxhire Myzyri heroit të popullit Ali Demi dhe të heronjve Margarita dhe Kristaq Tutulani.
Në vizitën që zhvilloi në familjen e motrës së heroit të popullit Ali Demi znj.Nekie Demi Kryetari i LSI Ilir Meta pasi vlerësoi kontributin e heroit Ali Demi vlerësoi gjithashtu edhe kontributin dhe sakrificat e popullit cam një kontribut që ka qenë i vazhdueshëm në të gjithë historinë e Shqipërisë ku spikati lufta nacionalclirimtare dhe heroi i popullit Ali Demi. 0x323030362d30352d3035 AKTIVITETE 12:34)