Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta takon krerët e sindikatave Kol Nikolli dhe Gëzim Kalaja Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me drejtuesit kryesoë të sindikatave në Shqipëri Kol Nikolli dhe Gëzim Kalaja.

Duke marrë fjalën në këtë takim Kryetari i LSI-së Meta u shpreh:

“Shpreh kënaqësinë për këtë takim me dy krerët më të rëndësishëm dhe aktive të sindikatave të vendit me z.Kol Nikolli dhe me z. Gëzim Kalaja se dhe përfaqësuesit e tyre. Ky është një takim që synon të forcojë komunikimin tonë me partnerët socialë në vend në shërbim të ngritjes dhe afirmimin e disa prej problemeve që shqëtësojnë sot shoqërinë dhe masën e gjerë të popullatës.

LSI-ja si një forcë e re politike dhe me një angazhim thellësisht social zhvillon dialogun e saj me faktorët më të rëndësishëm social në vend. Pasi ne jemi të bindur se reformat të cilat duhet të realizojë qeveria shqiptare gjithashtu duhet të kenë një mbështetje dhe një konsensus sa më të gjerë shoqëror edhe të opozitës. Dhe për këtë është e domosdoshme që jo vetëm qeveria por edhe forcat e opozitës të dialogojnë me partnerët socialë në mënyrë që kosto sociale dhe ekonomike e këtyre reformave por në veçanti e shtresave më në nevojë dhe të pa mbrojtura të shoqërisë të përballohen në mënyrë të përbashkët.

Pra në mënyrë që këto reforma të ecin të përparojnë dhe të mos krijojnë konflikte sociale që mund të rezikojnë procesin e integrimit të vendit tonë. Në këtë kontekst ne kemi pasur disa shqetësime tona përsa i takon ritjes së çmimit të energjisë dhe ku qeveria ka marrë angazhim për të realizuar kompesimin për shtresa të tëra të popullsisë të cilat jetojnë në kushte mjaft modeste jetese. Së dyti ka të bëjë me çështjen e rritjes së pagave pasi janë bërë disa premtime të rëndësishme të cilat duhet të kishin nisur që në fillim të muajit. Sidomos për arsimtarët shëndetësinë administratën por edhe për pensionistët ende nuk ka një konketizim të qartë të tyre. Dhe së fund do të shtoja diçka rreth problemit më të fundit rreth rimbursimit e barnave për pensionistët në mënyrë të veçantë por edhe për shtresat e tjera që kanë probleme të theksuara shëndetësore. Vlen të theksoj edhe konfliktin që ka lindur kohët e fundit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesit të farmaceutikës. Probleme që në fund të fundit rëndojnë mbi qytetarët dhe mbi njërëzit më në nevojë në vendin tonë.   

 

Ndërkaq përfaqësuesi i sindikatave Gëzim Kalaja u shpreh se “prezenca jonë këtu do të thotë që kemi respektuar ftesën e LSI-së dhe lidershipit të saj. Ato çfarë do të deklaroja është se problemet që po rëndojnë shumë shoqërin tonë në këtë qeverisje. Prandaj lëvizja sindikaliste po mundohet jo vetëm ti konstatojë ato por ti bëj edhe present në mënyrë që të sensibilizojë ndërgjegjen e shqiptarëve dhe të politikanëve. Dhe në këtë sens unë shoh sot një zhvillim të madh të lidershipit të LSI-së të cilët janë të shqetësuar për çështjen e dialogut social në Shqipëri. Është e vërtet që Këshilli Kombëtar i Punës nuk ka funksionuar dhe kjo është një dobësi e treguar nga ana e strukturave të ministrisë së Punës. Për të evidentuar të gjitha ato probleme që u përmendën më sipër kërkojmë mbështetjen e LSI-së por edhe forcave të tjera të opozitës për të zgjedhur gjithë këto probleme jetike mjaft shqetësuese për shtresat të ndryshme të shoqërisë.

 

Ndërkaq Kol Nikolli kryetari i BSPSH-se u shpreh se:

tendenca e qeverisë për të centralizuar vendimmarrjen dhe ndjekur politikën e faktit të kryer në kryerjen e reformave po shoqërohet me thellim varfërie humbje e vendeve të punës mosrritje ekonomike rritje jo reale pagash dhe pensionesh si dhe një mungesë të theksuar të investimeve publika dhe private. Në këtë kontekst theksojm thellimin e bilancit negativë të import-eksport krizat energjitike problemet në ujësjellsa në transport në peshkim  në buqësi etj. Kjo ka bërë që dimisioni social të deformohet duke rrëshqitur nga dialogun në konflikt.  Ky konflikt po krijon tensione sociale në shumë sektorë kryesor e jetik të ekonomisë si arsim shëndetësi transport shërbim etj.  

 

 

 

Nderkaq Kryetari i LSI-se z.Meta i pyetur nga gazetaret dhe kete prononcim sot per akuzat e Berishes per Sollakun

 

Z. Meta si i komentoni akuzat e kryeministrit Berisha ndaj

Krye/prokurorit Theodhori Sollaku ku disa prej tyre janë edhe familjare?

 

Mendoj se sulmi i z Berisha është krejtësisht i papranueshëm në veçanti në pozitën e tij si kryeministër i vendit ndaj një institucioni të rëndësishëm për shtetin siç është ai i Prokurorit të Përgjithshëm. Mendoj se vetë morali i dosjes së paraqitur nga ana e deputetëve të PD-së dhe faktet e paraqitura nga Z.Berisha janë komprementuar rëndë kur vetëm para pak orësh u konfirmua se Berisha bëri një mashtrim mjaft të rëndë kur pohoi se Znj.Sollaku nuk kishte dëshmuar në prokurori ndërkohë që e vërtetë është krejtë ndryshe. Pra sulme të tilla të bazuara mbi të pavërteta dhe mbi njerëz të familjes janë të papranueshme kur bëhen jo thjesht nga një Kryeministër që duhet të jetë i përgjegjshëm për stabilitetin e vendit dhe respektimin e institucioneve por edhe nga qytetari më i thjesht i këtij vendi.

 

 

Z. Meta cili do të jetë qëndrimi juaj në momentin e votimit?

 

Qëndrimi jonë sigurisht do të vendoset më pas por pa dyshim ne e kemi dënuar dhe dënojmë këtë agresion verbal të z.Berisha dhe këtë kaos istitucional kur shteti lufton shtetin.

 

 

 

Do të merrni pjesë në komisionin hetimor?

 

Kjo është një çështje për
të cilën nuk kemi vendosur ende por mendoj se edhe kjo e pavërtetë që përmenda më sipër tregon qartë mungesën e moralit dhe të besueshmërisë dhe gjithë këtij agresioni ndaj institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme
  0x323030362d30342d3139 AKTIVITETE 12:29)