14 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI Meta takon te rinjte e Kombinatit. 80 te rinj behen anetare te LSI-se Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi një takim entuziast dhe me pjesëmarrja masive me të rinj të zonës së Kombinatit në njësinë nr.6 të Kryeqytetit. Në këtë takim ku merrte pjesë gjithashtu edhe kryetarja e LRI Erisa Xhixho u shpërndanë edhe 80 tesera anëtaresimesh të reja. Në fjalën e saj kryetarja e LRI Erisa Xhixho u ka bërë thirrje të rinjve që të përfshihen në politikë në mënyrë që ata të kontriboujnë realisht për zhvillimin e vendit dhe të shoqërisë. “Unë dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme dhe të sukseshme të strukutrave të LRI në Kombinat. Kam parë se përveç gjithë njësive të tjera Kombinati pa i mbajtur anën ka qenë ajo pjesë e LRI-së që ka pasur një frymë solidariteti dhe të punuari në grup. Dhe nga Kombinati nga ky shembull shumë i mirë që u bë gjatë fushatës që ishte edhe struktura më e organizuar kjo frymë u shpërnda në të gjitha LRI dhe mund të them me bindje se ju keni qenë bërthama e LRI e krjimit të një fryme ndryshe larg smirave larg atyre xhelozirave për krjimin e LRI në bazë të konkurencës në bazë të aktivitetit dhe angazhimit tuaj. Do të kërkoja nga ju që të bëheni akoma edhe më shumë faktorë në politikë sepse duke u bërë pjesë e politikës politika bëhet pjesë e jotja pjesë e ditës tënde dhe është gjëja më e bukura që të kesh një mjet me anë të cilit ti mund të bësh diçka për vendin tënd për shoqërinë tënde për brezin tënd. Dhe ky është një nga qëllimet e LRI pra që të përfaqësojmë rininë sa më mirë”
Në të njëjtën kohe edhe kryetari i LSI Ilir Meta ftoi të rinjtë për të qenë pjesë e politikës së re në mënyrë që të mos mbeten viktima të politikave të vjetëra. Meta gjithashtu vlerësoi punën e LSI-se dhe tha se kjo forcë politike i ka të gjitha mundësitë për të qenë e para në zgjedhjet e ardhshme vendore në kryeqytet.
“Edhe për mua është një kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu me gjithë këto të reja dhe të rinj të zonës së Kombinatit të fushës “Misto Mame” etj. Mendoj se kjo atmosferë kaq rinore dhe njëkohësisht entuziaste është tregues i asaj që LSI është një forcë e re politike e cila është e vendosur për ta ndryshuar politikën shqiptare është e vendosur për ti dhënë rinisë një rol kryesor dhe përcaktues në zhvillimet e ardhshme politike dhe jo për ta patur atë thjesht si një dekor të ri të vazhdimit të politikave të vjetëra. Me këtë rast unë ju përshëndes të gjithë juve që sot do të merrni edhe dokumentat e anëtarsimit në LSI për zgjedhjen e drejtë të guximshme dhe të mençur që keni bërë. Dhe dua tju them të gjithë të rinjve në Shqipëri se kanë dy zgjedhje për të bërë. Ose të bëhen pjesë e politikës dhe ta ndryshojnë atë në interesin e tyre dhe të vendit ose do të jenë viktimë e politikës dhe do të vuajnë pasojat që një politikë e mbrapshtë e vjetër dhe pa të ardhme rëndon njëkohësisht edhe mbi rininë. Ndaj ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në LRI dhe në LSI. Këto janë dy gjëra vështirë për tu ndarë nga njëra-tjetra. Dhe unë besoj se duke u bashkuar me LSI ju tashmë keni një tribunë ku të shprehni problemet tuaja ku të afirmoni personalitetin tuaj dhe ku të vendosni për gjëra të rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët dhe të gjithë të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve. Mirëserdhët të gjithë ju anëtarë të rinj në LSI. Ju e dini shumë mirë se si në zgjedhjet e kaluara LSI pavarësisht se u bë pre e dhunës si dhe e manipulimeve të votave arriti të dilte forca e tretë politike në Tiranë. Jam i bindur që me gjithë këtë punë që është bërë dhe po bëhet çdo ditë LSI në zgjedhjet e ardhshme vendore synon të jetë forca e parë politike në Tiranë dhe për këtë i ka të gjitha mundësitë.
Takimi i sotëm do ta pasohet me një takim masiv që do të zhvillohet më datë 28 prill në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë.
0x323030362d30342d3138 AKTIVITETE 12:28)