14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI Ilir Meta dhe zv.Kryetari Prof.Pëllumb Xhufi takim me strukturat drejtuese në Vlorë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta i shoqëruar nga zv.Kryetari i LSI prof. Pëllumb Xhufi zhvilluan sot një takim në Vlorë me strukturat drejtuese të LSI-së. Duke folur në këtë takim Meta theksoi se “LSI ka treguar dhe po vazhdon të tregojë një koherencë dhe konstruktivitet”.
Duke e shpjeguar më poshtë këtë Meta u shpreh se LSI ka demaskuar gjithnjë hipokrizinë elektorale të Berishës dhe të gjithë shëndrrimit të premtimeve në mashtrime nga ana e qeverisë së tij tha Meta duke u ndalur më gjatë në premtimet e Berishës për luftë kundër korrupsionit por që rezulton në zero sipas treguesve ekonomikë dhe financiarë në buxhetin e shtetit ku nuk ka asnjë ndryshim të dukshëm të të ardhurave në raport me një vit më parë.
Megjithatë tha Meta ne jemi një forcë politike e cila nuk gëzohet kur qeveria bën veprime të gabuara apo edhe kur Berisha bën veprime të pamatura apo budallallëqe sepse në fund të fundit këto ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve ndikojnë në aktivitetin e mëtejshëm të institucioneve sepse edhe pa këto veprime ende nuk janë të konsoliduara ndikojnë edhe në imazhin e vendit. Po të shikojmë edhe situatën e fundit në parlament është me të vërtet për të ardhur keq. Është po ky Berishë i cili kur ishte në opozitë kërkonte votim të fshehtë në parlament tani vepron ndryshe.
Dhe qëndrimi i LSI mendojmë se ka qenë një qëndrim i cili është në përputhje me të gjithë luftën që ne kemi zhvilluar për zgjedhje të ndershme të fshehta dhe të lira që pas zgjedhjeve të 3 korrikut por edhe mbas tyre të cilat gjejnë shembullin e tyre më të mirë në platformën për Reformën Zgjedhore që ne kemi paraqitur prej kohësh te Presidenti i Republikës dhe që tashmë kemi hedhur në tregun politik.
Unë me këtë rast dua të vlerësoj deklaratën e fundit të ambasadorit të BE i cili tha se hapin e parë për zgjidhjen e krizës duhet ta hedh mazhoranca aktuale për ta zhbllokuar këtë situatë dhe nga ana tjetër që opozita të garantojë konsensus për një funksionim normal në parlament dhe të kontriboujë për ato reforma që duhen për të mbyllur përfundimisht MSA dhe për të realizuar axhendën e integrimit europian të vendit.
Duke folur për bashkëpunimin me PS Meta tha se Partia Socialiste ka anonçuar një platformë për bashkëpunimin e opozitës. Ne e vlerësojmë si një inisiativë politike e cila tregon reflektimin e vetë PS në njohjen e një realiteti të ri politik dhe opozitar në vend. Ne nuk kemi sesi të mos e vlerësojmë pasi ju e dini se përpara disa muajsh dhe para disa javësh ajo ndiqte tërësisht një politikë tjetër e cila ishte jorealiste dhe jodemokratike dhe që nuk i shërbente forcimit të opozitës. Pra ishte politika për eleminimin e LSI apo edhe të ndonjë force tjetër opozitare.
Kështu që ne e vlerësojmë këtë bashkëpunim. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat e opozitës. Një bashkëpunim i cili garanton realizimin e çështjeve dhe principeve kryesore mbi të cilat është krijuar LSI që i shërben realizimit të asaj reforme zgjedhore e cila eviton jo vetëm deformimin e votës së shqiptarëve por edhe gjithë parregullsitë e konstatuara në zgjedhjet e 3 korrikut. Dhe njëkohësisht një platformë dhe një bashkëpunim i cili synon në kurimin e imazhit të së majtës duke u distancuar në një mënyrë të qartë dhe mjaft konkrete nga korrupsioni nga monopolet nga lidhjet e dyshimta të politikës me krimin dhe ekonominë informale. Pra jemi për një opozitë të besueshme me integritet me vlera politike kombëtare dhe morale. Dhe sigurisht për një opozitë e cila jo vetëm është në gjëndje që të ketë një alternativë më të mirë për integrimin europian të vendit se sa qeveria aktuale e Berishës por edhe shumë më të mirë se sa qeveria e para 3 korrikut. Natyrisht që ne nuk jemi naivë dhe nuk kemi asnjë lloj entuziasmi i tepëruar pasi e dimë që ky do të jetë një proçes kërkon kohë por unë ju siguroj ju dhe nëpërmjet jush gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI por edhe gjithë elektoratin opozitar se LSI do të tregojë gjithmonë vullnetin e mirë. Do të jetë një forcë e cila do të ngulmojë për një kohezion sa më të gjerë të opozitës pasi kjo është e domosdoshme për të patur një alternativë sa më të besueshme ndaj një qeverie e cila çdo ditë po shkon në rënie të lirë si përsa i takon rezultatit të reformave si përsa i takon rezultatit të premtimeve por edhe të përkrahjes së elektorale.
Takimi i Kryetarit të LSI-së me banorët e rrugës “Medar Shtylla” në Tiranën e Re
Dje pasdite Kryetari i LSI-së Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili dhe Kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi zhvilluan një takim me banorët e rrugës “Medar Shtylla” në Tiranë të Re. Duke hapur këtë takim Kryetari i LSI për Njësinë nr.5 në Tiranë Flamur Hysi u shpreh se keto takime janë në vazhdën e ndarjes së shqetësimeve me komunitetin dhe shkëmbimin e mendimeve duke bashkëbiseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë me banorët e Tiranës së Re.
Ndërkaq due folur në këtë takim kreu i LSI Ilir Meta u shpreh se “kemi qënë në kontakt vazhdimisht me anëtarësinë tonë dhe me përfaqësues të ndryshëm të komunitetit ku na kanë kërkuar por edhe për atë që kemi premtuar ne nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment komunikimin me ju. Pra që nga 6 Shtatori 2004 që u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim si një reagim ndaj instancës dhe ftohtësisë midis politikës në raport me qytetarët besoi se problemet tuaja specifike për këtë komunitet ne do ti dimë t’i përfaqësojmë. Për më tepër në Kuvend është në fazë diskutimi ligji për legalizimet. Shumë njërëz e ndienjnë vetën brënda LSI-së dhe kjo na jep kurajo pasi besojmë që LSI-ja duhet të vazhdojë të përfaqësoj probleme konkrete sociale dhe ekonomike që kanë qytetarët sot.
Mundësia jonë si forcë opozitare kjo është të punojmë me këtë drejtim dhe të bëjmë gjithçka mundemi për të treguar seriozitetin tone në njohjen e problemeve të ndryshme të komunitetit dhe në zgjedhjen e tyre brënda këtyre hapësirave të sotme. Kjo është rruga më e mirë për të shtuar edhe më tepër besimin e tyre që nesër si forcë qeverisëse të realizojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë zgjedhjen e shumë prej këtyre problemeve. Ndaj edhe unë kam kënaqësinë dhe njëkohësisht preokupacionin për të dëgjuar disa nga problemet tuaja më shqetësuese dhe së bashku t’i bëjmë ato sa më prezente dhe të shtojmë presionin për zgjedhjen e tyre.
0x323030362d30342d3031 AKTIVITETE 12:27)”