Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Ilir Meta sot dhe nesër takim me 600 kryetarë të organizatave të LSI në Tiranë për komunikimin dhe bashkëbisedimin me to Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta ka nisur sot një komunikim dhe bashkëbisedim të gjerë me anëtarësinë e LSI-së në kryeqytet. Sot pasdite Kryetari Meta i shoqëruar edhe nga Nënkryetari Prof.Sabit Brokaj Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili si dhe nga Kryetari i LSI-së për Tiranën Ilir Dashi zhvilluan një takim me kryetarët e organizatave të njësive nga 1 deri në 5 në Tiranë. Ndërsa nesër Meta do të takojë kryetarët e organizatave nga njësia 6 deri në njësinë 11 në Tiranë. Kjo fazë e komunikimit me anëtarësinë do të pasohet edhe me të tjera takime që do të zhvillojë Kryetari i LSI-së Meta në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ne fjalën e hapjes Kryetari i LSI-së së Tiranës Ilir Dashi u shpreh se “ky është një takim për nga rëndësia shumë i vlefshëm sepse me këtë ne përmbyllim fazën prej disa muajsh të riogranizimit dhe ristrukturimit të anëtarsisë në qytetin e Tiranës. Përveç këtij takimi jemi të detyruar nga pjesëmarrja dhe numri tepër i madh dhe i rëndësishëm i kryetarëve dhe anëtarsisë sonë në takimet e tjera zonat do t’i ndajmë në dy takime. Dhe këtë e bëjmë me qëllim që në përmbyllje të kësaj faze të rëndësishme të ristrukturimit ne jemi në një ballafaqim të rëndësishëm për momentet që po kalon LSI kohët e fundit.

Ndërkaq Kryetari i LSI Meta u shpreh se :

Është kënaqësi që sot të gjendem këtu për të shkëmbyer me ju mendimet lidhur me zhvillimet në vend në muajt dhe në javët e fundit dhe në këtë mënyrë të vlerësojmë politikën e deritanishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe atë që do të ndjekim në të ardhmen duke qenë të ndërgjegjshëm se vendi pas zgjedhjeve të 3 korrikut për fat të keq çdo ditë e më shumë thellohet në politikën e konfliktit. Në atë politikë e cila shfaqet në mënyrën më të papranueshme dhe intolerante në Kuvendin e Shqipërisë i cili sikurse është denoncuar nga të gjithë – si nga ata që e kanë iniciuar edhe nga ata që e kanë mbështetur proçesin e Megadushkut- është një Kuvend që nuk gëzon as legjitimitet dhe as respekt nga qytetarët e Shqipërisë. Kjo për arësye sepse nuk ka ditur të fokusohet deri tani në çështjet më të rëndësishme të vendit dhe të qytetarëve.
Unë dua të përshëndes punën që keni bërë si kryetarë organizatash në të gjithë kryeqytetin pas 3 korrikut. Përshëndes në veçanti edhe punën e Kryesisë së Tiranës dhe të Kryetarit të LSI për Tiranën zoti Dashi e cila ka qenë një punë e justifikuar ka qenë një punë efektive ka qenë një punë e cila synon në krijimin e degës së LSI së Tiranës si dega më e fuqishme e LSI në të gjithë vendin por edhe si dega e cila më mirë se kushdo tjetër do të dijë që jo vetëm nga ana e organizimit të jetë më e fuqishmja por edhe nga kontributi në politikbërjen e LSI të jetë më aktive. Dhe besojmë se në shumë aktivitete që janë bërë të cilat kanë përkuar me problemet më të rëndësishme të komunitetit me solidaritetin që ju keni ofruar ndaj tij besoj se kanë qenë mjaft të dobishme. Këtu dua të përmend aktivitetin që u zhvillua në Kombinat lidhur me shqetësimet më të mprehta që ka populli i asaj zone si mungesa e shërbimit urban problemi i djegies së plehërave të Sharrës që janë një problem i jashtëzakonshëm i shëndetit jo vetëm i Kombinatit por edhe për gjithë kryeqytetin si dhe disa shqetësime të tjera. Apo edhe një aktvitet mjaft kuptimplotë si ai I mbushjes së gropave në sheshin “Skënderbej” i cili ka vënë në lëvizjes prej kohësh edhe pushtetin vendor edhe atë qendror që të merret më me përgjegjësi me problemet më konkrete që ka edhe Tirana që ka edhe gjithë vendi.
Pra unë jam i bindur se duke vazhduar këtë punë duke kombinuar forcimin organizativ me përfaqësimin e problemeve sociale dhe ekonomike që kanë qytetarët dhe komunitetet e ndryshme LSI në kryeqytet do ta disafishojë rezultatin e saj të arritur në 3 korrik.
Por edhe në aktivitetet e tjera që ne kemi kryer në të gjithë vendin është e qartë se LSI po përjeton një hapje një zgjerim një konsolidim kudo. Edhe në takimet e fundit të hapura që kemi zhvilluar me anëtarsinë dhe simpatizantë në Elbasan në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë tregojnë qartë se jo vetëm elektorati ynë shumë i madh se sa i deklaruar në proçesverbalet e falsifikuara të 3 korrikut por edhe një pjesë e atij elektorati që më 3 korrik votoi për Partinë Demokratike – jo se besonte te vizioni i saj por sepse donte të besonte te disa nga premtimet e saj si dhe e shikonte si një mundësi për të goditur korrupsionin dhe monopolet deri në atë kohë është zhgënjyer totalisht. Dhe e shikon çdo ditë e më shumë se e vetmja forcë realiste dhe objektive që mund të përfaqësojë interesat e këtij elektorati është Lëvizja Socialiste për Integrim.
Por njëkohësisht edhe një pjesë e mirë e elektoratit të majtë i cili nuk pati mundësinë që të asimilonte idetë dhe qëllimet e LSI në një kohë mjaft të shkurtër që nga krijimi i saj deri në zgjedhje është i bindur plotësisht se kjo është një forcë e majtë me qëllime tërësisht konstruktive edhe për të majtën dhe për të gjithë vendin.
 
Forcimi i LSI
Që nga 3 korriku edhe pse përfaqësimi në parlament u sakatua në mënyrën më barabare si rezultat i “Megadushkut” – ku nga faktikisht 20 deputetë që LSI duhet të kishte ka 5 ju e shikoni se edhe politikanët edhe partitë edhe media edhe analistët vazhdimisht dhe përditë për çdo çështje të rëndësishme i referohen LSI-së. “Si do të votojë LSI?” “Pse votoi kështu LSI?” “A do të votojë LSI për këtë gjë?” “Cili është mendimi i LSI?” “Ku do të arrijë LSI?” e
kështu me rradhë. Pra kjo tregon qartë se LSI është forcuar si një qendër e fuqishme dhe në rritje e politikbërjes së saj në vend dhe referimit për çdo zhvillim aktual dhe të pritshëm politik. 
Kjo kohë ka treguar se LSI është një forcë reformuese dhe kjo është konfirmuar nëpërmjet mbështetjes dhe ndërmarrjes së inisiativave mjaft të rëndësishme legjislative dhe institucionale. Ne e kemi treguar qartë se jemi për reforma në drejtësi pasi e pranojmë që ka korrupsion dhe e dënojmë atë në këtë sistem.
 
 
Për qeverinë Berisha
LSI ka demaskuar të gjithë hipokrizinë elektorale të Berishës dhe të gjithë shëndrrimit të premtimeve në mashtrime nga ana e qeverisë së tij. Të atyre premimteve për një luftë të hatashme kundër korrupsionit por që rezulton në zero sipas treguesve ekonomikë dhe financiarë në buxhetin e shtetit ku nuk ka asnjë ndryshim të dukshëm të të ardhurave në raport me një vit më parë. Megjithatë ne jemi një forcë politike e cila nuk gëzohet kur qeveria bën veprime të gabuara apo edhe kur Berisha bën veprime të pamatura apo budallalliqe sepse në fund të fundit këto ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve ndikojnë në aktivitetin e mëtejshëm të institucioneve sepse edhe pa këto veprime ende nuk janë të konsoliduara ndikojnë edhe në imazhin e vendit. Po të shikojmë edhe situatën e fundit në parlament është me të vërtet për të ardhur keq. Është po ky Berishë i cili kur ishte në opozitë kërkonte votim të fshehtë në parlament tani vepron ndryshe.
Dhe qëndrimi i LSI mendojmë se ka qenë një qëndrim i cili është në përputhje me të gjithë luftën që ne kemi zhvilluar për zgjedhje të ndershme të fshehta dhe të lira që pas zgjedhjeve të 3 korrikut por edhe mbas tyre të cilat gjejnë shembullin e tyre më të mirë në platformën zgjedhore që ne kemi paraqitur prej kohësh te Presidenti i republikës dhe që tashmë kemi hedhur në tregun politik.
Unë me këtë rast dua të vlerësoj deklaratën e fundit të ambasadorit të BE i cili tha se hapin e parë për zgjidhjen e krizës duhet ta hedh mazhoranca aktuale për ta zhbllokuar këtë situatë dhe nga ana tjetër  që opozita të garantojë konsensus për një funksionim normal në parlament dhe të kontriboujë për ato reforma që duhen për të mbyllur përfundimisht MAS dhe për të realizuar axhendën e integrimit europian të vendit.
 
Për bashkëpunimin me PS
Po kështu ditët e fundit sikurse jeni njohur Partia Socialiste ka anonçuar një platformë për bashkëpunimin e opozitës. Ne e vlerësojmë si një inisiativë politike e cila tregon reflektimin e vetë PS në njohjen e një realiteti të ri politik dhe opozitar në vend. Ne nuk kemi sesi të mos e vlerësojmë pasi ju e dini se përpara disa muajsh dhe para disa javësh ajo ndiqte tërësisht një politikë tjetër e cila
Ishte jorealiste dhe jodemokratike dhe që nuk i shërbente forcimit të opozitës. Pra ishte politika për eleminimin e LSI apo edhe të ndonjë force tjetër opozitare. 
Kështu që ne e vlerësojmë këtë bashkëpunim. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat e opozitës. Një bashkëpunim i cili garanton realizimin e çështjeve dhe principeve kryesore mbi të cilat është krijuar LSI që i shërben realizimit të asaj reforme zgjedhore e cila eviton jo vetëm deformimin e votës së shqiptarëve por edhe gjithë parregullsitë e konstatuara në zgjedhjet e 3 korrikut. Dhe njëkohësisht një platformë dhe një bashkëpunim i cili synon në kurimin e imazhit të së majtës