Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Ilir Meta takon zëvëndëskryeministrin e Kosovës Lutfi Haziri Jam shumë i kënaqur që gjendem sot me zotin Lutfi Haziri me të cilin kemi biseduar rreth zhvillimeve më të fundit përsa i takon negociatave për statusin e Kosovës. Njëkohësisht e kam uruar zotin Haziri dhe për detyrën e re të zëvëndëskryeministrit dhe për qeverinë e re të drejtuar nga zoti Agim Çeku. Njëkohësisht edhe për atë pjekuri politike që ka treguar klasa politike e drejtuesve në Kosovë në muajt e fundit pas humbjes së Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ku në një mënyrë mjaft të pjekur dhe racionale janë plotësuar dhe janë bërë të gjitha zëvëndësimet e duhura insitucionale gjë që  është një tjetër tregues i asaj se klasa politike dhe drejtuesit e sotëm në Kosovë është e përgatitur për të qeverisur në mënyrë efikase një Kosovë të pavarur dhe demokratike.
Njëkohësisht kemi shkëmbyer mendime lidhur edhe me proçesin e negociatave. Ne kemi bërë të qartë se mbështesim pavarësinë e Kosovës atë pavarësi që e ndihmon Kosovën që të integrohet më shpejtë në Bashkimin Europian duke integruar dhe plotësuar standartet europiane për minoritetetin serb dhe grupet e tjera etnike. Në këtë drejtim ne vlerësojmë edhe punën e bërë nga zoti Haziri për të çuar përpara negociatat përsa i takon proçesit të decentralizimit si një tregues mjaft i rëndësishëm i gjithë nivelit demokratik ku duhet të hyjë shoqëria kosovare dhe gjithëqeverisja në Kosovë.
Po me këtë rast ne bëjmë të qartë se decentralizimi nuk ka asnjë lidhje me idenë për kantonizim apo për krijim strukturash të cilat nuk ndihmojnë në integrimin e pakicave në të gjithë institucionet e Kosovës.
 
Deklarata e zëvëndëskryeministrit të Kosovës Lutfi Haziri

Gjatë kësaj vizite në Tiranë unë sot ndihem i nderuar që kryetari i LSI Ilir Meta dhe miku im i mirë ka gjetur kohë që sot të bisedojmë për zhvillimet në Kosovë. Vizita ime ka si qëllim konfirmimin e bashkëpunimit midis qeverive midis institucioneve ku një rol të madh ka edhe zoti Meta dhe prania e tij në jetën politike shqiptare.
Në Kosovë proçeset po ecin drejt definimit të statusit deri proçesin e njohur që është nën mandatin e presidentit Atihsari me të cilin ne bashkëpunojmë operojmë dhe besojmë se deri në verën e ardhshme të arrijmë deri te ajo që pritet të ndodhë pra në Pavarsinë e Kosovës me sovranitet dhe me garancionet të plota për të gjitha grupet etnike.
Nga këto që thamë Shqipëria ka një rol të saj të rëndëishëm dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin institucional midis dy qeverive midis forcave politike dhe këtë do ta respektojmë edhe për çështje të tjera të rajonit që janë nën interesin tonë të përbashkët.

  0x323030362d30332d3238 AKTIVITETE 12:25)