Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI Ilir Meta takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë në Korçë. Marrin teserat e LSI 40 anëtarë të rinj të LSI-së në qytetin e Korçës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një takim mjaft entuziast me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Korçës. Ky takim ishte në kuadër të zgjedhjes së Komitetit Drejtues të LSI në Bashkinë e Korçës që përbën edhe risinë në organizimin e LSI-së për Komitetet Drejtuese në varësi të bashkive dhe komunave në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e pushtetit lokal.
Në këtë takim që u zhvillua në teatrin e qytetit “Andon Zako Çajupi” Kryetari i LSI-së u shoqërua nga Nënkryetarja e LSI Filloreta Kodra. Ndërkaq në këtë takim Kryetari Meta dhe Nënkryetarja Kodra shpërndanë tesera të reja të LSI për pranimin e 40 anëtarëve të rinj të LSI-së në qytetin e Korçës.
Ndërkaq Kryetari i LSI-së Ilir Meta duke marrë fjalën në këtë takim u shpreh se kur hyra dje në Korçë dhe pashë gjendjen e mjeruar të rrugëve m’u duk se isha duke kaluar tek Zogu i Zi në Tiranë. Ka kohë që rrugët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë nuk kanë qenë kështu në këtë gjendje kaq të mjeruar. Por ata po kthehen gjithnjë e më shumë në gjendje të rënduar dhe po shkatërrohen çdo ditë tashmë që pushtetin dhe qeverisjen e ka Partia Demokratike. Nuk është dhe nuk mund të jetë kjo Korça që ka votuar për Berishën në 3 Korrik tha Meta. Duke vazhduar më tej Meta tha se LSI po konsolidon gjithnjë e më tepër politikën e saj në drejtim të ruajtjes së demokracisë parlamentare dhe votës së fshehtë të insistimit për Reformën Zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme etj. Janë këto parime që e bëjnë LSI-në një forcë politike me integritet dhe moral si dhe e bëjnë më të domosdoshëm forcimin e rolit të LSI-së në politikën shqiptare.      
Duke u ndalur në demagogjinë e Berishës për luftën kundër korrupsionit Meta theksoi se “Berisha ka dështuar tërësisht përsa i përket luftës ndaj korrupsionit se lufta kundër korrupsionit është e matshme nga rezultate dhe tregues konkret që kanë të bëjnë me rritjen e të ardhurave buxhetore përmirësimin e shërbimeve jetike ndaj njerëzve si dhe rritjen e mirëqenies në përgjithësi. Por çdo ditë e më tepër po ndodh e kundërta theksoi kreu i LSI-së. Por kjo nuk tregon se nuk ka pasur korrupsion para 3 Korrikut tha Meta. Edhe në qeverisjen e PS-së para 3 Korrikut korrupsioni ishte përhapur mjaft ndaj ky ishte shkaku që LSI u distancua nga ajo mënyrë qeverisjeje e korrupsionit dhe monopoleve. Tashmë PS duhet të distancohet nga korrupsioni sepse nuk mund të ketë një opozitë të besueshme në rast se nuk ka një distancim të saj nga korrupsioni monopolet dhe abuzimi.
Në fund të fjalës së tij Kryetari i LSI evidentoi disa prej momenteve kryesore që është përqendruar politika e LSI që janë; -Reforma në drejtësi -dhënia e alternativave për zgjidhjen e krizës energjetike -dhe mbrojtja e institucioneve dhe e demokracisë.

0x323030362d30332d3235 AKTIVITETE 12:25)”