14 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI Ilir Meta takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë në Elbasan. Marrin teserat e LSI rreth 150 anëtarë të rinj në Elbasan Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një takim mjaft entuziast me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në rrethin e Elbasanit. Në këtë takim që u zhvillua në kinemanë e qytetit të Elbasanit Kryetari i LSI-së u shoqërua nga Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi dhe Kryetarja e LRI-së studentja Erisa Xhixho. Ndërkaq në këtë takim Meta shpërndau tesera të reja të LSI për pranimin e rreth 150 anëtarëve të rinj të LSI-së në rrethin e Elbasanit.
Në fjalën e tij të hapjes Kryetari i LSI-së në rrethin e Elbasanit kirurgu Bujar Kllogjri u shpreh se populli i Elbasanit po krijon gjithnjë e më shumë besim te LSI-së pasi kjo forcë politike është më afër halleve dhe shqetësimeve që kanë banorët e këtij rrethi. Kllogjri tha se anëtarësia e LSI në Elbasan po rritet gjithnjë jo vetëm në numër por edhe në cilësinë dhe kapacitetet e saj.
Ndërkaq Kryetari i LSI-së Ilir Meta duke marrë fjalën në këtë takim u shpreh se
bilanci i kësaj qeverie është i bërë tashme premtoi shumë gjera dhe nuk ka bërë asgjë. Madje edhe sot dëgjova Kryeministrin Berisha për autostradën që do të lidhë Durrësin me Morinën dhe Prishtinën ndërkohë që gropat e rrugës nga Tirana për në Elbasan janë shtuar sikurse në të gjithë rrugët e tjera të Shqipërisë. Dhe vështirë t’i besohet një qeverie që nuk është në gjendje të mirëmbajë rrugët ekzistuese se do të bëjë çudira të tilla që të zgjidhë problemet jo vetëm të Elbasanit dhe Shqipqërisë por edhe problemet e rajonit dhe Ballkanit. Në një kohë kaq të shkurtër Qeveria e cila premtoi dyfishime të pensioneve dhe të pagave i hoqi pa asnjë keqardhje pensionin suplementar ushtarakëve pension të cilin e kishte votuar vetë dikur në opozitë. Pas 3 Korrikut të gjithë besoj se e kanë kuptuar se Qeveria që ka ardhur në pushtet jo vetëm që nuk premton që të përmirësojë jetën e shqiptarëve por përkundrazi rrezikon të prishë qetësinë tonë sociale si dikur në të kaluarën. Dhe këtë e bëjnë më të qartë zhvillimet e fundit në Parlamentin Shqiptar i cili është një tension tërësisht i panevojshëm dhe absurd që provokon mazhoranca e cila ka frikë nga vota e fshehtë. Ka frikë nga demokracia parlamentare. E provokon mazhoranca e cila synon të eleminojë pavarësinë e të gjithë institucioneve të tjera në vend që të krijojë pushtete të pakufijë për kryeministrin aktual i cili kështu ishte mësuar të qeveriste edhe në vitet 1992-97. Mazhoranca e sotme dhe kreu i saj harrojnë se sot Shqipëria është një vend me Kushtetutë se në këtë vend pavarësisht se nuk janë arritur ato standarte dhe realizuar aspiratat e shqiptarëve gjatë tetë viteve të fundit përsëri janë krijuar disa institucione të pavarura përsëri është krijuar një minimum standartesh demokratike që nuk mund të lejojnë rrëshkitjen e vendit drejt një sistemi totalitar ashtu sikurse synon forca e z.Berisha.
Por besoj se të gjithë ne e kuptojmë se problemi kryesor me të cilën duhet të ballafaqohemi sot nuk është vetëm përpjekja e maxhorancës së re dhe kryeministrit aktual për të sfiduar demokracinë në vend dhe për të imponuar rivendosjen e një sistemi autoritar. Por mbi të gjitha është përgatitja për të ndërtuar një opozitë e cila të jetë e besueshme solide të ketë një platformë të qartë për reformat në cilat duhet të kalojë vendi që të bashkohet me Bashkimin Europian sa më shpejt. Dhe një opozitë e tillë ende mungon sot pavarësisht nga përpjekjet konstruktive dhe të vazhdueshme të LSI-së në këtë drejtim.
Nuk mund të ketë një opozitë të besueshme dhe premtuese për një Shqipëri me demokratike të zhvilluar dhe europiane në rast se PS nuk reflekton për Megadushkun që inicioi në 3 Korrik. Nuk mundet të merret seriozisht përpjekja e tyre në Parlament për rivendosjen e votimit të fshehtë në rast se nuk reflektojnë për Reformën Zgjedhore për Megadushun dhe paregullësitë e procesit zgjedhor.
Njëkohësisht nuk mund të ketë një opozitë të besueshme dhe Kushtetuese në rast se nuk ka një distancim të saj nga korrupsioni monopolet dhe abuzimi. Nuk mjafton të themi se sistemi ishte i korruptuar dhe nuk mjafton të ndërrojmë vetëm sistemin. Sistemin e bëjnë njërëzit dhe sistemin e ndërojnë njërëzit ndaj bashkë me sistemin e korruptuar duhet të distancohemi dhe nga përfaqësuesit e korruptuar të sistemit të para 3 korrikut.
Po kështu nuk mjafton për të pasur një opozitë të bashkuar thjesht si reagim anti-Berishë. Jam i bindur se për të pasur një opozitë të besueshme dhe një opozitë premtuese për Shqipërinë dhe për shqiptarët duhet të kemi një program për reformat që tregon qartë diferencën e madhë të opozitës së sotme me psedo-maxhorancën në fuqi. Ndaj LSI-ja duke qenë një forcë konstruktive gjithmonë është e përqëndruar në çështjet më të rëndësishme të reformave që kërkon vendi.
Në takim foli edhe zv.Kryetari i LSI-së Prof.Pëllumb Xhufi i cili u shpreh se Berisha nuk po mban asnjë prej premtimeve që ka dhënë dhe veçanërisht po dështon në reformën për modernizimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor në vend.
Ndërkaq në këtë takim foli edhe Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho e cila tha se “rinia duhet të ketë gjithnjë vendin e saj në vendimmarrje për problemet e rëndësishme të vendit dhe nuk duhet të lejojmë që vendimet për të rinjtë të merren nga të tjerët pa u pyetur ata vetë.
0x323030362d30332d3234 AKTIVITETE 12:24)”