13 Feb Kryetari i LSI
” Kryetari i LSI z.Ilir Meta sot në Vermosh Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta së bashku me Nënkryetarin e LSI-së Prof.Sokol Axhemi morën pjesë në krijimin e organizatës së LSI në fshatin Vermosh të zonës së Kelmendit. 23 anëtarët e rinj të LSI-së në fshatin skajor të Shqipërisë themeluan organizatën më të re të kësaj Lëvizjeje në prani të z.Meta.
Duke folur në një takim të hapur me banorët e Vermoshit kreu i LSI-së Ilir Meta shprehu kënaqësinë e jashtëzakonshme që vizitonte për herë të parë zonën e Kelmendit e në veçanti Vermoshin duke vlerësuar bukuritë përrallore që Zoti dhe Natyra ia ka dhuruar kësaj zone. Alpe të tilla u shpreh Meta kam parë vetëm në Zvicër dhe Austri dhe unë jam i sigurtë se nuk do të jetë e largët dita kur ju do të shfrytëzoni këtë bukuri për të jetuar të lumtur e të sigurt në këto vise.
Sot tha Meta kjo që shohim përreth është një bukuri që vret por nesër ajo do të jetë një bukuri që zhvillon këtë zonë dhe banorët e saj të mrekullueshëm dhe patriotë. Nesër u shpreh i sigurtë Ilir Meta Vermoshi do të jetë në qendër të integrimit dhe bashkëpunimit trepalësh Shqipëri-Mali i Zi-Kosovë. Meta shprehu keqardhjen që pika e kalimit kufitar me Malin e Zi ka mbetur pothuajse formale pasi mungesa e një ure fare të thjeshtë e bllokon këtë komunikim ndërkufitar që të funksionojë normalisht.
LSI u shpreh Meta duke krijuar organizatën e saj më të re këtu në Vermosh tregon vendosmërinë që të përfaqësojë shqiptarët kudo në Shqipëri edhe këtu në skajin më të largët aty ku njerëzit kanë edhe më shumë nevojë për vëmendje komunikim dhe solidaritet. LSI është parti e njerëzve të thjeshtë e njerëzve të vërtetë. Në këtë takim Meta theksoi rëndësinë e rritjes së vëmendjes nga Shqipëria për të drejtat e shqiptarëve në Plavë dhe Guci.
0x323030352d31312d3132 AKTIVITETE 20:55)”