Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Ilir Meta takon tregtaret dhe biznesmenet ne tregun kryesor te Kryeqytetit ate te Medreseja Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqeruar edhe nga Nenkryetarja Filloreta Kodra është takuar dje me tregëtarë dhe biznesmenë të vegjël të tregut të Medresesë në kryeqytet.

Ka qenë dëshira e tregtareve dhe biznesmeneve të cilët kanë kërkuar të takohen me kreun e LSI-së për ti shprehur atij shqetësimin dhe pakënaqësinë ndaj riklasifikimit te padrejte te bizneseve që po bën qeveria e z.Berisha. Riklasifikimi i padrejtë i këtyre bizneseve të vogëla në biznese të mëdha shumëfishimi i taksave si dhe vështirësitë që po i çojnë drejt falimentimit kanë qenë disa prej problemeve kryesore që tregëtarë të shumtë të këtij tregu kanë ndarë gjate bashkebisedimit me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë nga ana tjetër Meta i ka quajtur të drejta shqetësimet e paraqitura nga tregëtarët dhe biznesmenët e vegjël. Ai e quajti joserioze veprimtarinë e qeverisë ndërsa ka premtuar një angazhim të plotë si dhe kryerjen e një interpelance në Parlament në lidhje me këtë çështje shqetësuese.

Gjate takimit Meta u shpreh:  
“Sikurse e keni ndjekur edhe ju gjatë këtyre takimeve spontane në këtë ambjent tregu shqetësimet e biznesit të vogël janë të dukshme dhe tepër konkrete. Duket qartë se organet tatimore po bëjnë një punë arbitrare dhe të sipërfaqëshme e cila rrezikon që shumë biznese të cilat janë realisht të vogla të klasifikohen si biznese të mëdha ç’ka do të çojë në falementimin e tyre. Sigurisht ne jemi kundër ekonomisë informale dhe kundër biznesit informal por një gjë e tillë duhet bërë në mënyrë të bazuar dhe teper serioze dhe jo sic cpo ndodh realisht. Ndaj ne do të angazhohemi në Parlament por edhe në takimet e tjera me përfaqësues të biznesit në mënyrë që kjo situatë të mos rëndojë biznesin e vogël”. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë ndonjë inisiativë politike në Parlament nga grupi parlamentar i LSI Meta tha: “Po do të ketë inisiativa politike dhe interpelancë në Parlament lidhur me këtë problematikë shqetësuese të biznesit në përgjithësi. Është biznesi më masiv por është edhe biznesi më social që ka të bëjë me vetëpunësimin që nëse nuk ka frymarrje për këtë biznes nuk mund të ketë frymarrje për të gjithë ekonominë e vendit”.
 

Shqetësimet e tregëtarëve

-Riklasifikimi aforfe i biznesit nga i madh në të vogël
-Riklasifikimi nga personat përgjegjës nuk është bërë me mandate
kontrolli por gojarisht
-Shqetësim ndaj urdhërit të dhënë nga Drejtoria e Tatimeve për të përcaktuar më shumë se 30 biznese si të mëdha në tregun e Medresesë
-Rëndim serioz nga taksat dhe rreziku drejt një falimentimi të plotë
-Injorimi dhe indiferenca nga organet kopetente të ankesave të tregëtarëve në lidhje me këtë problem
  0x323030362d30322d3231 11:28)