Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Ilir Meta bën homazhe në nderim të Presidentit Rugova Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta bëri sot paradite homazhe pranë trupit të pajetë të Presidentit Ibrahim Rugova në nderim dhe respekt të figurës së tij.
 
Ndërkohë gjatë ditës së sotme kreu i LSI Meta ka zhvilluar disa takime krerë të politikës në Kosovë. Kështu Meta ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës z.Bajram Kosumi dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së Kosovës ku ndau me ta dhimbjen për ndarjen me njeriun-  simbol të përpjekjeve paqësore me Presidentin Rugova i cili e ndërkombëtarizoi dhe e bëri të njohur në perëndim dhe në të gjithë botën çështjen e Kosovës.
 
Njëkohësisht Meta shprehu besimin se klasa politike e Kosovës do të dijë të shfrytëzojë këtë trashëgimi politike pozitive në të gjithë angazhimet për të ardhmen e Kosovës.
 
Gjithashtu Kryetari i LSI zhvilloi sot edhe një takim edhe me Kryetarin e PDK-së z.Hashim Thaçi si dhe me ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetar të AAK-së z.Ramush Haradinaj. Një takim të veçantë Meta zhvilloi me Fatmir Limajn të cilin e uroi për pafajësinë që mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe rikthimin e tij në jetën politike të vendit.
 
Ndërkaq nesër Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta së bashku edhe me bashkëshorten e tij znj.Monika Kryemadhi do të marrin pjesë ne ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të Presidentit të Kosovës Rugova.
  0x323030362d30312d3236 14:37)