Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta dhe të tjerë drejtues të lartë të saj takim me drejtuesit e LSI në rrethe Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi dje në Durrës një takim me të gjithë drejtuesit e LSI në rrethe për një analizë pune dhe mbi veprimtarinë politike dhe organizative të degëve në rrethe në funksion të përgatitjes për zgjedhjet e pushtetit lokal.
Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta Sekretari i Përgjithshëm z.Petrit Vasili Zv.Kryetari i LSI prof.Pëllumb Xhufi Nënkryetari prof.Sabit Brokaj Sekretari Ndërkombëtar Edmond Haxhinasto dhe mjaft drejtues të tjerë të LSI.
Gjithashtu në këtë takim merrnin pjesë edhe dy ekspertë të Partisë Socialdemokrate të Austrisë Reinhold Eckhard dhe Jurgen Pfeffer të cilët ndodhen për disa ditë në Shqipëri për të ofruar eksperiencën e partisë së tyre në Lëvizjen Socialiste për Integrim.  
Në fjalën e mbajtur Kryetari i LSI-së Ilir Meta i parashtroi të pranishmëve aktivitetet dhe nismat politike të ndërmarra kohët e fundit nga LSI-ja dhe neglizhencën e dy forcave të vjetra politike në vend PS dhe PD për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e mbajtur Meta theksoi se refuzimi i PS dhe i vetë Kryetarit Rama për një takim ku do të diskutohej mbi Reformën Zgjedhore është një veprim absurd dhe primitiv. Kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh se ” PS dhe PD nuk kishin vullnet për ta diskutuar në mënyrë të hapur këtë proces. Për këtë arsye ne i bëmë ftesë PD dhe PS që t’u kërkojmë takim zyrtar për çështjen e reformës si dy forca kryesore në parlament. Por ju e dini se një refuzim absurd dhe primitiv erdhi nga ana e PS që pati firmën e Kryetarit Rama një përgjigje që s’mund ta japë as kryetari i një partie totalitariste dhe jo një kryetar i një partie që pretendon të jetë demokratike.
Nuk duhet të keni asnjë lloj iluzioni tha Meta përsa i përket ndonjë bashkëpunimi me Partinë Socialiste. Drejtuesit aktualë të PS nuk kërkojnë bashkëpunim politik por kërkojnë kufizimin e LSI si forcë politike me integritet moral dhe principe të reja.
“Prandaj une kërkoj nga ju për të nisur punën duke u përfaqësuar me figurat tona më të mira dhe më me vlera në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë që nga Tirana e deri në Has e në të gjitha komunat që nga Vermoshi dhe në Konispol. Kudo në çdo këshillë komune dhe bashkie do të angazhojmë njerëzit më të mirë dhe më të aftë jo vetëm të LSI-së por të të gjithë komunitetit. Kemi 6 mijë kandidatë për të gjitha bashkitë komunat dhe këshillat dhe do të punojmë për të thithur njerëzit më të mirë duke lejuar edhe një konkurencë të ndershme ndërmjet nesh
 
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili kërkoi nga kryetarët e rretheve që të ketë më shumë angazhim për zgjedhjet e ardhshme të pushtetit lokal si dhe të punohet akoma më shumë për ngritjen e strukturave të reja drejtuese në çdo vend dhe thithjen e personave të rinj me energji dhe vizion.
Duke vlerësuar këtë takim si edhe komunikimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm me anëtarësinë e LSI dhe drejtuesit e rretheve Vasili tha se” këto takime do të jenë të rëndësishme për të përmirësuar në mënyrë të veçantë vahdimisht strukturën e organizimit të punës për të arritur ato rezultate që ne i kemi vënë vetes. Reformimi i sistemit zgjedhor është një kryesfidë e LSI-së dhe në krye të kësaj sfide është vetë kryetari i partisë gjë që është e qartë në sytë tuaja dhe në gjithë publikun” u shpreh Vasili. 
Në këtë takim foli edhe eksperti i Partisë Socialdemokrate të Austrisë z.Reinhold Eckhard i cili theksoi se “ne jemi të hapur për bashkëpunim me LSI dhe për shkëmbim të eksperiencave duke ofruar edhe eksperiencën tonë pasi ne kemi qenë për 30 vjet në drejtimin e shtetit austriak. Ai u shpreh se LSI-ja është një forcë politike e re që ka dalë në skenën politike shqiptare por beson shumë në angazhimet dhe inisiativat e saj për të qenë së shpejti një forcë me një kredo të lartë politike në vend. 0x323030362d30312d3231 AKTIVITETE 14:7)