13 Feb Kryetari i LSI
Kryetari i LSI z.Ilir Meta mori pjesë sot në një përvjetor festimi të shoqatës Çamëria Kryetari i LSI z.Ilir Meta mori pjesë sot në një përvjetor festimi të shoqatës Çamëri. Në këtë takim ai shoqërophej nga Zv/Kryetari i LSI prof.Pëllumb Xhufi dhe nga N/Kryetari i LSI Prof. Sabit Brokaj. Gjatë këtij takimi kryetari i LSI së bashku me drejtuesit e tjerë të LSI uruan shoqatën Çamëria si dhe takuan drejtuesit dhe anëtarët e saj.
Pas takimit Kryetari i LSI. z.Ilir Meta dha këtë prononcim për mediat..
“Prezenca ime sot këtu si dhe e kolegëve të tjerë drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim është jo vetëm rezultat i një ftese nga ana e drejtuesve të shoqatës “Çamëria” por edhe shprehje e dëshirës sonë për të qenë gjithmonë pranë komunitetit çam dhe njëkohësisht për të patur si një çështje të rëndësishme afirmimin e të drejtave të këtij komuniteti të cilat ne jemi të interesuar dhe të vendosur që të njihen dhe njëkohësisht që të tejkalohet një problem historik por edhe njerëzor nga më dramatikët në rajonin tonë”.
Pyetje:
Cili është qëndrimi juaj për cështjen e mbikalimit të Zogut të Zi?
Ne përshëndesim çdo protestë të qytetarëve e cila ka të bëjë me sjelljen në mënyrë të papërgjegjshme nga ana e shtetit për veprat publike që janë në interes të qytetarëve. Sigurisht që në këtë drejtim ne jemi të angazhuar që edhe për çështjen konkrete si një opozitë parlamentare të angazhohemi edhe në parlament për të ballafaquar më mirë opozitën me zotin Berisha dhe mazhorancën lidhur me këtë çështje pasi mendojmë se ka ende mjaft mjete institucionale për të konsumuar në këtë drejtim.
Do të merrni inisiativa zoti Meta edhe në parlament?
Jo inisiativa varet nga ana e Partisë Socialiste. Sipas Kushtetutës do të duheshin vetëm 1/5 e firmave të deputetëve për të thirrur në një seancë të posaçme te parlamentin dhe ne do të nënshkruanim me kënaqësi këtë gjë. Por mund të merreshin edhe iniciativa të tjera në këtë drejtim qoftë edhe krijimi i një komisioni hetimor parlamentar ku opozitës i takon që të ketë shumicën. Njëkohësisht ne kemi apeluar dhe kërkojmë që zoti Berisha edhe pas kësaj proteste qe është duke u organizuar aktualisht të marrë mesazhin e qytetarëve të mos kalojë në veprime të nxituara arbitrare dhe të pallogjikshme por të respektojë të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dhe njëkohësisht qeveria të presë delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës i cili jam i bindur se do të propozojë edhe ai rrugëzgjidhjet e duhura që të mos kalohet në eksese dhe në veprime që në rradhë të parë cënojnë interesat e qytetit por edhe krijojnë konflikte institucionale të cilat nuk na duhen.
Mendoni se Edi Rama në rolin e kryebashkiakut po shfrytëzon Partinë Socialiste për çështje politike?
Kjo nuk është çështja jonë. Ne shprehim edhe njëherë tjetër solidaritetin tonë me qytetarët e kryeqytetit me taksapaguesit e kryeqytetit. Njëkohësisht ne kërkojmë që Partia Socialiste të konsumojë të gjitha rrugët institucionale në parlament dhe ne do ta mbështesim për këtë qëllim. 0x323030362d30312d3037 AKTIVITETE 14:3)