Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI Meta takon Kryeministrin bullgar Stanishev Meta-Stanishev: Zgjedhjet teper te rendesishme per integrimin
 
Meta: Kosova te funksionoje si subjekt i pavarur nderkombetar

Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim zoti Ilir Meta pati nje takim me Kryeministrin e Bullgarise Sergei Stanishev i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne vendin tone.

Meta e uroi Kryeministrin Stanishev per anetaresimin e Bullgarise ne Bashkimin Evropian dhe vleresoi se bashkepunimi midis dy vendeve duhet te marre dimensione te reja si ne kuader te integrimit evropian te Shqiperise ashtu edhe si dy vende te te rajonit ballkanik.

Duke u ndalur ne ceshtjen e statusit perfundimtar te Kosoves Meta u shpreh se pritshmeria per planin e Ahtisarit eshte e qarte qe Kosova do te marre pavaresine dhe te funksionoje si nje vend normal per ushtrimin e detyrimeve te tij ndaj gjithe qytetareve pavaresisht perkatesise etnike si dhe ne marredheniet e tij me shtetet e tjera si subjekt i pavarur nderkombetar.

 
Duke u ndalur ne zhvillimet ne vend Kryeministri Stanishev dhe njekohesisht udheheqes i partise Socialiste te Bullgarise theksoi rendesine e jashtezakonshme qe kane keto zgjedhje per ecurine e metejshme te integrimit te Shqiperise ne NATO dhe BE.

Zoti Meta theksoi se opozita e bashkuar do te realizoje nje performance fituese ne keto zgjedhje per te rikthyer vendin ne rrugen e normalitetit te demtuar rende nga qeverisja aktuale.  0x323030372d30312d3239 AKTIVITETE 12:51)