16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimit z. Meta pret Kryeministrin e Federatës së Bosnje-Hercegovinës Mustafa Mujezinovicc dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Bosnje Hercegovinën Z. Valentin Incko
Posted at 03:37h
in Archived Articles
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimit z. Meta pret Kryeministrin e Federatës së Bosnje-Hercegovinës Mustafa Mujezinovicc dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Bosnje Hercegovinën Z. Valentin Incko
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim takoi sot Kryeministrin e Federatës Bosnje Hercegovinës Z. Mujezinoviç dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Bosnje Hercegovinën Z. Valentin Incko.
Gjate takimit Z. Meta konstatoi me kënaqësi që bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve tona në të gjitha fushat po thellohet me tej tashme falë edhe prezencës së ambasadës sonë në Sarajevë . Ai theksoi se perspektiva evropiane e dy vendeve tona drejt Bashkimit Europian është e qartë dhe liberalizimi i vizave ishte moment historik që përforcon aspiratat dhe ambiciet e dy popujve tanë për t`iu bashkuar familjes evropiane.
Z. Meta vlerësoi marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës dhe shprehu bindjen e tij se komuniteti i biznesit se dy vendeve do të intensifikoj bashkëpunimin në sektorët me interes të përbashkët sikurse janë energjetika turizmi dhe bujqësia.
Nga ana e tij Kryeministri i Federatës Bosnje Hercegovinës Z. Mujezinovic duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë të kryetarit të LSI Z. Meta shprehu angazhimin për thelluar më tej bashkëpunimin në përmbushje të të gjitha sfidave të përbashkëta rajonale dhe evropiane.
z. Meta keni nisur një tur elektoral në një kohë që opozita ka deklaruar se mund të mos marrë pjesë në zgjedhje. A ekziston mundësia të ndodhë ajo që ndodhi në zgjedhjet e pjesshme vendore kur LSI shkoj me kandidatë të saj përballë kandidatë të PD?
Turi është paraelektoral për shkurtin dhe për marsin dhe natyrisht që ka nisur me intensitet të jashtëzakonshëm sikurse ju vetë po ndiqni dhe do të vijoni edhe në ditët dhe në javët e ardhshme.
Përsa i takon qëndrimit të lidershipit të opozitës kjo është e vetmja opozitë në botë që ka frikë nga zgjedhjet që kërkon të shtyjë zgjedhjet sepse gjithnjë është opozita ajo që është më e interesuar për të dhënë prodhimet elektorale për të treguar që është në rritje për të treguar që ka një të ardhme të sigurt përpara.
Pra të ndërtosh një strategji destruktive vetëm për të shmangur ballafaqimin në zgjedhje tregon përfundimisht se kemi të bëjmë me një lidership të dëshpëruar dhe natyrisht që kemi të bëjmë me një opozitë që ndihet gjithnjë e më shumë pakicë çka e tregojnë dhe manifestimet e saj jo vetëm tërësisht të sforcuara por dhe gjithnjë e në rënie.
Ekzistenca e mundësisë për të garuar përballë PD në mungesë të opozitës?
LSI-ja është e përgatitur për të dyja variantet kjo është dhe arsyeja që LSI po përzgjedh kandidatët e saj për çdo bashki për çdo komunë dhe natyrisht që në këto përgatitje të gjithë anshme LSI është e bindur se zgjedhjet e 8 –Majit do të konfirmojnë një realitet krejt të ri në drejtimin e pushtetit vendor ku LSI do të ketë absolutisht një rol shumë herë më të madh se sa sot.
0x323031312d30322d3035 Meta takim.jpg 18:14)”