16 Feb Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrimi
Posted at 03:39h
in Archived Articles
” Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrimi z. Ilir Meta I shoqëruar nga deputeti Nasip Naço është ndalur sot në turin e tij paraelektoral në qytetin e Beratit dhe Skraparit
Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrimi z. Ilir Meta I shoqëruar nga deputeti Nasip Naço është ndalur sot në turin e tij paraelektoral në qytetin e Beratit dhe Skraparit. Duke falënderuar pjesëmarrësit në këto takime z. Meta është shprehur me mjaft optimizëm për fitoren e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Z. Meta e ka mbështetur këtë optimizëm tek puna shumë e mirë e strukturave të LSI-së jo vetëm në këto qytete por edhe në të gjithë vendin.
Sipas z. Meta-“zgjedhjet e 8 majit janë të rëndësishme për komunitetin dhe jetën e banorëve ndaj duhet mobilizim për të arritur objektivin e 2-fishimit të rezultatit zgjedhor”. Ai shtoi se “LSI-ja është gati për fitoren dhe 8 maji do të jetë dita e çmontimit të politikës së dhunës ”. Meta u shpreh se koalicioni qeverisës vjen në këtë fushatë me një bilanc mjaft pozitiv dhe të prekshëm nga gjithë shqiptarët. “Koalicioni i integrimit u dha qytetareve dinjitet në Evropë” tha Meta duke theksuar rëndësinë që ka liberalizimi i vizave.
Gjithashtu z. Meta ka shprehur keqardhje për lidershipin e opozitës që sipas tij “ është për të ardhur keq se në këtë 1 vit e gjysmë lidershipi i opozitës jo vetëm që ka bërë gjithçka për të penguar reformën e procesit të integrimit europian dhe jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve të heqjeve të vizave por dhe ka bërë gjithçka ka mundur për tu sjellë në mënyrën më destruktive për të dëmtuar zhvillimet ekonomike në vend që do të thotë për të dëmtuar mirëqenien e çdo qytetari shqiptarë.
“Në kulmin e krizës evropiane dhe botërore financiare në kulmin e problemeve të sistemit bankar në vendet fqinje pikërisht atëherë ishte lidershipi i opozitës sot që godiste atakonte dhe provokonte kredibilitetin e sistemit bankarë në vend duke u përpjekur për të krijuar panik që në fund të fundit nuk është dëmtonte thjesht bankat stabilitetin financiar të vendit por mbi të gjitha mirëqenien e disa qindra mijërave qytetarë shqiptarë emigrantë ose jo pasi vihej në pikëpyetje siguria e depozitave të tyre” u shpreh Meta.
Sipas tij vendi ku të gjithë qytetarët e botës demokratike kërkojnë zgjidhjen e problemeve është pikërisht Parlamenti atje për të cilin ata votojnë një herë në katër vjet për t’i besuar përfaqësuesit e tyre. Natyrisht që qeveria ka një përgjegjësi të madhe për vendin por që absolutisht që opozita ka një përgjegjësi edhe më të madhe sepse ajo duhet të jetë si në çdo vend demokratik alternativa e së nesërmes. Por a është kjo alternative që presin shqiptarët tha z. Meta? A është kjo alternativë në 2013-ën a është në 2017-ën apo në 2027-ën?!.
Por është vërtet fatkeqësi për një vend kur opozita e tij që duhet të jetë alternativa e së ardhmes është përfaqësuese e së shkuarës përfaqësuese e kohëve të izolimit të Shqipërisë përfaqësuese e kohëve kur mbaheshin fjalime kundër Bashkimit Evropian dhe kundër imperializmit amerikan. Është fatkeqësi kur opozita është përfaqësuese e alternativës së kohës kur në Shqipëri përdorej dhuna kundër institucioneve.
Ndaj në përfundim z. Meta shprehu bindjen se ”kjo në fund të fundit është në radhë ta parë kriza e lidershipit të opozitës dhe jemi të bindur se të gjithë socialistët e ndershëm dhe patriotë absolutisht që do të izolojnë këta zjarrvënës të demokracisë të institucioneve dhe të ardhmes evropiane të vendit. Shqipëria është mbi çdo gjë jo vetëm për LSI-në por jam i bindur për të gjithë shqiptarët.
Ndërsa shqipfolësit le të vazhdojnë punën e tyre duke mbetur në izolim dhe në mjerim të plotë jo për fajin tonë por për faj të mendjeve të sëmura të ambicieve të papërgjegjshme që ata kanë dhe në fund të fundit për faktin sepse nuk arrijnë dot që nga shqipfolës të bëhen edhe shqiptarë dhe ky nuk është faji ynë.
0x323031312d30322d3230 DSC_0150.JPG 19:59)”