Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Metazhvillon një takim me anëtarë dhe simpatizantë e LSI-së në Berat

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Metagjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë e LSI-së në Berat u shpreh se  kontributi i dhënë gjatë këtij viti ka qënë i domosdoshëm pasi u realizuan me qindra detyrime ligje vendime dhe investime të rëndësishme.”Të gjitha këto konfirmuan përfundimisht aftësinë e Shqipërisë për të garantuar BE se qytetarët tanë të fitojnë të drejtën për të lëvizur në mënyrë të lirë dhe pa pengesa dhe kjo është një arritje shumë e madhe” nënvizoi Meta.

 “Kontributi i LSI-së në qeverisjen e vëndit ka qënë i rëndësishëm jo vetëm për të garantuar stabilitetin e vëndit përshpejtimin e proceseve integruese por vecanërisht realizimin e objektivit afatshkurtër të shpallur para zgjedhjeve të 28 qershorit për liberalizmin e vizave për shqiptarët” deklaroi kryetari i LSI-së Ilir Meta nga qyteti i Beratit.

Duke u ndalur në situatën ekonomike në vënd ministri i ekonomisë tha se ajo ka qënë më e stabilizuar se në raporte me vëndet e tjera ndërsa shtoi se “LSI dhe strukturat e saj synojnë pikërisht mbrojtje më të fortë të politikave ekonomike dhe sociale”. “LSI Synon një vëmendje më të madhe për nxitjen e investimeve përmirësimin e klimës së biznesitluftën ndaj pengesave burokratike dhe korruptive por mbi të gjitha shtimin e punësimit si problem i rëndësishëm social” deklaroi Meta.

Në këtë kontekst kreu i LSI vuri në dukje së në muajt që vijnë do të ndërmarrren një sërë vendimesh të rëndësishme për të ardhmen edhe të qarkut të Beratit.”Do të merren vendime që të kemi në dispozicion më shumë investime të huaja por edhe të stimuluara përmes politikave mbështetëse nga biznesi vendas” tha Meta.

Ai vuri në dukje se për këtë qëllim do të mbahet një dialog i vazhdueshëm edhe me dhomën e tregtisë të Beratitme shoqatat e biznesit fason si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve të madhe apo të vogël që të punësojnë me dhjetëra njerëz apo qoftë dhe familjen e tyre me punë të ndershme dhe me sakrifica.

Lideri i LSI-së u ndal edhe në procesin e mbyllur në Tiranë për zgjedhjen e kreut të LSI-së duke e cilësuar transparent të ndershëm dhe bashkëkohor i cili hedh themele të sigurta në forcimin e mëtejshëm të LSI në kryeqytet si dhe nisjen e e një procesi  mbarëkombëtarë.”Jam i binur se edhe Berati shumë shpjet përmes parimit një anëtar një votë do të sjellë drejtues të rinj do rinovojë strukturat  si dhe do zgjerohet në mënyrë  që në zgjedhjet e ardhshme vendore LSI të jetë një forcë fituese në qytetin dhe qarkun e Beratit” theksoi Meta.

 

Në përfundim z.Meta tha “se LSI do vazhdojë të tregojë që është një forcë politike që në vendime kushtezohet nga dy elementë madhorë në interesat e vendit dhe përshpejtimi i integrimit evropian të tij”.

0x323031302d30392d3237 10:50)