Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Z. Meta ne koference per shtyp

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Z. Meta ne koference per shtyp

” Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Z. Meta ne koference per shtyp Me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar dua të konfirmoj si prioritete kryesore të LSI-së angazhimin për një reformë zgjedhore të plotë e cila plotëson të gjitha rekomandimet e OSBE/OHDIR në zgjedhjet e fundit ku garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Së dyti angazhim kryesor për LSI do të jetë përmbushja e të gjitha detyrimeve të Shqipërisë që burojnë nga MSA-ja. Tashmë kjo marrëveshje ka hyrë në një fazë të re të implementimit të pjesës së saj tregtare dhe njëkohësisht të ratifikimit nga vendet anëtarë menjëherë pas pëlqimit të Parlamentit Europian. Këto janë dy prioritete kryesore të cilat ne i shohim të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën pasi dihet se një nga standartet kryesore të integrimit dhe të vetë demokracisë është ai i zgjedhjeve të ndershme dhe të lira të cilat deri tani Shqipëria ende nuk i ka realizuar.  

Me këtë rast unë dua të shpreh edhe shqetësimin tonë edhe për raportet e qeverisë aktuale të Z. Berisha me mediat ku janë disa çështje së bashku që tregojnë për një raport konfliktual i cili kërkon ti vërë mediat në një trysni politike që synon pavarësinë dhe lirinë e tyre. Në veçanti konflikti i fundit me Top Channel tregon qartë se Z.Berisha nuk i ka harruar ende debatet dhe raportet para zgjedhjeve 2005. Ndaj duke qenë se edhe standarti i lirisë së mediave dhe të informacionit është mjaft i rëndësishëm në vend për gjithë procesin e mëtejshëm të integrimit. Ne kërkojmë që qeveria të heqë dorë nga këto raporte force qoftë edhe në emër të vemendjes apo përkujdesjes ku fati i të cilave është i zgjedhur dhe sipas planit francez jashtë Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Z. Meta kam parasysh se shumica e kontratave të bizneseve  që janë në Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës janë nënshkruar në kohën kur ju ishit kryeministër. Mund të konfirmoni sigurinë e këtyre kontratave dhe çfar pasojash ka prishja e kontratës në mënyrë të njëanshme?

E para dua të them se jam krenar që ato kontrata jo vetëm që kanë justifikuar veten e tyre por kanë sjellë investime shume të rëndësishme. Tashmë ato përfaqësojnë një standart të ri të medias dhe të kulturës kombëtare. Së dyti ato kontrata janë shumë më të shtrenjta sesa sllogani “Shqipëria 1 euro” të kryeministrit Berisha.

Z. Meta por për planin francez ka mundësi të spjegoni ndonjë detaj?

Më duket se çështje e Teatrit Kombëtar është një çështje që ka gjetur zgjidhjen e saj sipas informacionit që unë kam në studimin e ri për qendrën e Tiranës. Duket së është një zgjedhje e sforcuar vendosja dhe transforimi i disa institucioneve të tilla në Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës.

z. Meta a keni përcaktuar emërin e anëtarit të KQZ-së. Dhe cilat do të jeni çështjet kryesor që do të rinisi me fillimin e seksionit të ri parlamentar?

Unë mendoj se implementimi i kësaj marrëveshje e cila nuk mund të zvendësoj reformën zgjedhore por thjesht kontribon për të zhbllokuar krizën parlamentare në 2-3 çështje më të debatuar kohët e fundit. Së dyti të kontribojmë që qeveria të përmbush të gjitha detyrimet që burojnë nga marrëveshja e MSA-së pasi dihet se nëse këto detyrime nuk do të përmbushen kjo marrëveshje mund të ngrijë gjë që nuk dëshirojmë pasi ne jemi për të mbrojtur standartet e demokracisë dhe për të cuar përpara procesin e integrimit të vendit.

0x323030362d30392d3034 13:33)”