Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot në ambientet e “Hotel Internacional” një takim me Lëvizjen Rinore për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot në ambientet e “Hotel Internacional” një takim me Lëvizjen Rinore për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot në ambientet e “Hotel Internacional” një takim me Lëvizjen Rinore për Integrim

Meta takim me LRI

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot në ambientet e “Hotel Internacional” një takim me Lëvizjen Rinore për Integrim.  Në këtë takim ku ishin të pranishëm mbi 300 student dhe studente z. Meta u ndal gjerësisht në proceset integruese që po kalon vendi si dhe rolin e pa diskutueshëm që LSI-ja po jep në këtë drejtim.

Duke falënderuar të rinjtë e LRI-së z. Meta vlerësoj punën e bërë deri tani nga Lëvizja Rinore për Integrim përsa i përket këmbënguljes  nga ana e LRI-së për implementimin e plotë të Kartës së Bolonjës si dhe për fushatën që ky forum ka ndërmarr për informimin e rinisë shqiptare përsa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

“ Kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm në këto vite sigurisht ju keni të gjitha mundësitë që të shumëfishohet në të ardhmen dhe kësaj do ti shërbejë jo vetëm takimi i sotëm po të gjithë takimet  e më vonshme siç është Konventa që ju do të zhvilloni në 3 nëntor” u shpreh Meta.

Duke inkurajuar të rinjtë e LRI-së z. Meta theksoi se “ne nuk duam që të rinjtë të bëhen pjesë e LSI-së për të hyrë brenda kornizave të saj përkundrazi ne duam që të rinjtë të bëhen pjesë  e LSI-së për t’i rritur për t’i shumëfishuar dimensionet e saj. Ne duam që të rinjtë të jenë vërtetë një forcë që krijon energji po në mënyrë të veçantë mendime dhe ide të reja për reformat jo vetëm në fushën e arsimit me të cilat ju ndesheni çdo ditë po reformave në të gjitha fushat shoqërisë shqiptare dhe jam i bindur se ky dialog i ngushtë midis LSI-së dhe rinisë shqiptare përmes LRI-së do të japë rezultatet e saj”.

Ndaj në këtë drejtim theksoi Meta kontributi juaj është tepër i rëndësishëm jo vetëm në reformat që po zhvillohen në fushën e arsimit por dhe të tregut të punës në mënyrë që liberalizimi i vizave i cili me të drejtë po përjetohet si një moment historik për të gjithë të rinjtë dhe shqiptarët të jetë një hap i rëndësishëm në integrimin evropian për të prekur dhe për të jetuar këtë hapësirë lirish dhe mundësish që ekziston në Bashkimin Evropian po në fund të fundit synimi kryesor është që standardet evropiane shqiptarët t’i prekin në Shqipëri në qytetet dhe në komunat tona që e ardhmja e shqiptarëve të jetë e sigurt për një të ardhme evropiane në vendin e tyre.

Këto janë arsyet theksoi Meta që ne na duhet një LRI edhe më  e fuqishme se ajo sot dhe unë besoj se ju jeni në një rrugë të mbarë dhe keni të gjithë mbështetjen tonë dhe jam i bindur njëkohësisht se edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ju jo vetëm të kontribuoni për suksesin e tyre por dhe të përfaqësoheni në një mënyrë sa më të denjë në të gjitha nivelet e përfaqësimit të pushtetit vendor sepse roli i komunitetit dhe lidhja e një forcë politike me komunitetin po merr përparësi të jashtëzakonshme në jetën politike.

“Unë jam i bindur se lidhja juaj me komunitetin ku jetoni por dhe në komunitetin ku banoni dhe studioni do të bëjë të mundur që energjitë tuaja të integrojmë të gjithë në proceset e ardhshme elektorale por edhe të gjitha ato shtresa që janë dëmtuar tek besimi i tyre tek demokracia dhe tek mundësitë për një jetë më të mirë. Sepse ne jemi të ndërgjegjshëm se një pjesë e shoqërisë sonë ende përballohet me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale të të gjithë shoqërisë sonë” përfundoi fjalën e tij Kryetari i LSI-së z. Meta.

0x323031302d31302d3236 IMG_8090.jpg 13:17)