16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në mesditë në selinë e LSI-së
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në mesditë në selinë e LSI-së Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Aleksandër Arvizu.
Z. Meta shprehu angazhimin e plote te tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhje të ndershme dhe të lira në 8 maj.
Gjithashtu z. Meta ka falënderuar Ambasadorin z. Arvizu për ndihmën që SHBA po jep në proceset integruese të vendit si dhe për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimit z. Meta duke shprehur mirënjohje për kontributin e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka apeluar për më shumë vëzhgues në këto zgjedhje pasi kjo do te ishte një garanci me tepër për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Më tej z. Meta rikonfirmoi angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të LSI-së në të gjitha nivelet e administrimit të procesit zgjedhor për të pasur si referencë të vetme në të gjithë sjelljen e tyre vetëm ligjin kodin zgjedhor.
0x323031312d30352d3033 Ilir Meta me ambasadorin e SHBA-ve Aleksander Arvizu.jpg 18:3)”