Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në ambientet e LSI-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në ambientet e LSI-së

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në ambientet e LSI-së Presidenten e Fondacionit Zoran Gjingjiç Ruzhica Gjingjiç bashkëshorten e ish-Kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjic Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në ambientet e LSI-së  Presidenten e Fondacionit Zoran Gjingjiç Ruzhica Gjingjiç bashkëshorten e ish-Kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjic.

Znj Gjingjinç ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh në kuadër të një aktiviteti për të rinjtë dhe studentët e rajonit tonë i cili u zhvillua në Vlorë dhe njëkohësisht këto dy ditë është në Tiranë. Gjatë konferencës për median kryetari i LSI-së z. Meta ndal në kontributin e veçantë që znj. Gjingjiç po jep për realizimin e ëndrrës së ish-kryeministrit të vrarë Zoran Gjingjiç për integrimin në BE jo vetëm të Seribsië por të gjithë rajonit.

“Dua të theksoj kënaqësinë e veçantë që takohem me zonjën Gjingjiç në Tiranë kënaqësinë e veçantë që ajo vazhdon të kontribuojë në vazhdimin e veprës të ish kryeministrit Gjingjiç për të transformuar vendin e tij në një vend demokratik në një vend evropian” tha z. Meta.

Kreu i LSI-së u ndal dhe në punën konkrete që bënë fondacioni i “Fondacionit Zoran Gjingjiç” duke vlerësuar afrimin e rinisë së dy vendeve drejt ideve evropiane.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që të prisja sot zonjën Gjingjiç presidente e Fondacionit Zoran Gjingjiç njëkohësisht dhe bashkëshortja e kryeministrit të ndjerë Serb Zoran Gjingjiç e cila ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh për një aktivitet të rinjve dhe studentëve të rajonit tonë që u zhvillua në Vlorë dhe njëkohësisht këto dy ditë është në Tiranë” tha z. Meta.

Më tej lideri i LSI-së u shpreh se angazhimi i znj. Gjingjiç për dhe aktiviteti i organizuar në Vlorë dhe në Tiranë është fillimi i një sërë aktivitetesh që do të vijojnë mes të rinjve për të përgatitur gjithë rajonin për hyrjen në BE.

“Edhe aktiviteti ku ajo është angazhuar këto ditë në Vlorë me të rinjtë e rajonit ka një domethënie shumë të rëndësishme pasi është në radhë të parë përgjegjësia e të rinjve për të punuar për një të ardhme evropiane në rajonin tonë të Ballkanit dhe unë besoj se kjo vizitë e zonjës Gjingjiç në Tiranë që besoj se është vizita e parë do të pasohet dhe nga vizita të tjera edhe nga aktivitete të tjera që do të zhvillohen këtu që do të zhvillohen jam i bindur edhe në Serbi pasi perspektiva e Shqipërisë dhe Serbisë perspektiva e gjithë Ballkanit është vetëm ajo përbashkët në bashkimin evropian” tha z. Meta. “Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme për perspektivën e rajonit tonë për përshpejtimin e integrimit të tij evropian” u shpreh Meta

Nga ana e saj Presidentja e “Fondacionit Zoran Gjingjiç” Ruzhica Gjingjiç vlerësoi  takimin e zhvilluar me kreun e LSI-së duke theksuar se “Marrëdhëniet mes dy vendeve shumë të rëndësishme për të ardhmen e popujve tanë”. Gjithashtu dhe Znj. Ruxhica Gjingjic. 0x323031302d30392d3235 Meta-R.gjingjic..JPG 16:12)”