Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta takohet me Drejtues të Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerikan Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u takua dje me Drejtorin Egzekutiv të Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerikan Z. Avni Mustafai dhe këshilltarin amerikan të këtij këshilli Z. David Satën. Në takim u diskutua për situatën politike në Shqipëri për zhvillimet në rajon zhvillimet e reja pas pavarësisë së Malit të Zi por edhe për zhvillimet e pritshme në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Duke folur për pavarësinë Meta tha se pavarësia e Kosovës është një zgjidhje që do të sjellë stabilitet për rajonin. Gjithashtu në takim u diskutua për aktivitetin e këshillit kombëtar shqiptaro amerikan në SHBA për forcimin e aktivitetit të tij si një organizim serioz dhe përfaqësues interesash të shqiptarëve në ShBA. Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu edhe në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku kryetari i LSI-së Meta theksoi nevojën e forcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke i konkretizuar ato më tej në aspektin e bashkëpunimit shkëmbimeve ekonomike por dhe të investimeve amerikane në degët strategjike të ekonomisë. Meta dhe drejtuesit e Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerika diskutuan edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO i cili do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme për konsolidimin politik të vendit tonë. Gjithashtu u bisedua edhe për rritjen e kontributit të vendit tonë për sigurinë kolektive për krijimin e një klime më të favorshme dhe më të sigurtë për biznesin dhe për tërheqjen e investimeve të huaja dhe kryesisht ato amerikane. 0x323030362d30372d3135 AKTIVITETE 12:44)”