14 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta takon Drejtorin e Europës Juglindore të ICFTU (Internacional Confederation of Free Trade Unions) Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Europës Juglindore të ICFTU (Internacional Confederation of Free Trade Unions)i shoqëruar nga Presidenti i Bashikimi sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) Gëzim Kalaja si edhe nga Kryetari i Konfederatës Sindikaliste Shqiptare (KSSH) Kol Nikolla. Gjatë takimit përfaqësuesit sindikalist falenderuan Kryetarin Meta për mbështetjen e dhënë ndaj shtresave të ndryshme shoqërore. Në këtë kuadër Kryetari i LSI-së Meta garantoj përfaqësuesëve e sindikatave mbështetje në çdo inisiative që ka si qëllim rritjen e nivelit jetik dhe zgjedhjen e problemeve të ndryshe sociale. “Ne jemi të preukupuar për zhvillimin ekonomik në vend dhe si një forcë e majt politike ne jemi të interesuar për një bashkëpunim të mundshëm që ka si qëllim zgjedhjen e problemeve ekonomike dhe sociale”. Gjithashtu gjatë diskutimit Meta shprehu shqetësimin për mos funksionimin e Këshillit Kombëtar të Punës deklarimin e munimumit jetik në vend si edhe për largimet nga puna pa kriter. Duke e njohur me situatën politike Drejtorin e Europës Juglindore të “ICFTU” Meta tha se ne dënojmë këtë përshkallëzim të dhunës kundër institucioneve kundër veprave publike kundër sistemit të së drejtës kundër uzurpimit të mediave të lira dhe të pavarura në Shqipëri. Ne jemi të bindur shtoi ai se këto veprime të brendëshëm zhvillohet nga ana e mazhorancës për të shmangur vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar për disa çështje të tjera më kyçe dhe më të rëndësishme për demokracinë dhe prespektivës për integrimin europian të vendit. Ndërsa nga ana e tyre përfaqësuesit e sindikatave duke vlerësuar kontributin e LSI-së për mbështetje të çdo inisiativave theksuan se obligimi i qeverisë duhet të jetë më i madhë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Stabilizim Asocimit. 0x323030362d30372d3134 13:24)”