Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me elektoratin e LSI-së në Bashkinë e Sukthit të rrethit të Durrësit 14:12 Meta: Vota që do të jepet për LSI do të jetë një votë për ndryshim dhe mirëqeverisje

Meta: Këshillat e bashkive dhe komunave do t'i kthejmë në parlamente vendore

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me elektoratin e LSI-së në Bashkinë e Sukthit të rrethit të Durrësit.

Së bashku me Kryetarin e LSI të Durrësit Arben Dushi dhe të tjerë drejtues të LSI në këtë zonë kreu i LSI Meta iu kërkoi aktivistëve që të intensifikojnë dhe të konsolidojnë punën për përgatitjet për zgjedhjet e pushtetit vendor që janë një sfidë e rëndësishme për opozitën dhe për LSI-në.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Kryetari i LSI Meta u shpreh se "vota që do të jepet për LSI do të jetë një votë për ndryshim dhe mirëqeverisje". Meta tha se LSI do të jetë garantuesja e një qeverisjeje vendore transparente dhe profesionale.

Ne do të kemi mundësi që përveç fitores në mazhoritar në shumë bashki dhe komuna në të gjithë Shqipërinë për herë të parë do të kandidojmë në të gjithë vendin për këshillat e bashkive dhe të komunave me synime ambicioze tha Kreu i LSI. Meta theksoi se "këshillat e bashkive dhe komunave do t'i kthejmë në parlamente vendore". Në këta tribuna të pushtetit vendor njerëzit e LSI do të ngrejnë zërin e komunitetit për zgjidhjen e problemeve më jetike që do të kenë. Kreu i LSI theksoi rëndësine e realizimit të një programi konkret bazuar në specifikat e secilës zonë bashki apo komunë.

Kryetari i LSI njekohësisht kerkoi që të dëgjohet me vëmendje dhe në mënyrë transparente zëri i anëtarësisë si për zgjedhjen e kandidaturave për kryetarë ashtu edhe për këshilltarë të bashkive dhe komunave.

Kryetari i LSI gjatë këtyre takimeve kërkoi gjithashtu forcimin e bashkëpunimit me forumet e partive të tjera të opozitës si dhe nënvizoi se objektivi kryesor i LSI është fitorja e opozitës.

0x323030362d31302d3238 AKTIVITETE”