Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta bëri këtë deklaratë sot pasi dëgjoi lajmin e vdekjes së ish-Kryetarit të Parlamentit z. Pjetër Arbnori: “Vdekja e z.Arbnori është një humbje e madhe për demokracinë dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Z.Arbnori është jo vetëm një simbol i vuajtjeve të thella dhe të padrejta gjatë sistemit totalitar por edhe një simbol i parlamentarizmit në vend.

Ai kontribuoi për mbrojtjen forcimin dhe zhvillimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ndaj sot ne i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të z.Arbnori.” 0x323030362d30372d3038 12:57)”