14 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta takon kryetarin e Këshillit Komunal të Luginës së Preshevës z.Ragmi Mustafaj Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarin e Këshillit Komunal të Luginës së Preshevës z.Ragmi Mustafaj i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë. Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale të shqiptarëve në tre komunat e Luginës së Preshevës Preshevë Medvegj dhe Bujanovc me problemet që ata kanë kryesisht në drejtim të investimeve arsimit dhe të lëvizjes së lirë. Gjithashtu u diskutuan edhe mundësitë e zgjedhjes së këtyre problemeve në kuadër të Serbisë si edhe nëpërmjet marrëdhënieve dhe bashkëpunimit nga Kosova si edhe me Republikën e Shqipërisë. Në fjalën e tij Kryetari i LSI-së Meta u shpreh se “shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet t’i zgjedhin problemet e tyre në një marrëdhënie intensive me qeverinë e Serbisë”. Në këtë kuadër ai tha se Republika e Shqipërisë duhet të bëj përpjekje konkrete në marrdhëniet e saj me Serbin me qëllim që shqiptarëve të Luginës së Preshëvës t’u realizohen kërkesat e tyre njësoj si qytetarët e tjer të Serbis. Ndërsa nga ana e tij kryetari i Këshillit Komunal të Luginës së Preshevës Ragmi Mustafaj falenderoi liderin e LSI-së Ilir Meta për mikëpritjen dhe për interesin e treguar në kuadër të zgjedhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
0x323030362d30372d3134 AKTIVITETE 12:44)”