Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloj sot në mesditë një takim forumin e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloj sot në mesditë një takim  forumin e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI). Gjatë këtij takimi u miratua një plan pune për aktivitetet që ky  forum do të zhvilloj në të gjithë Shqipërinë. Pas konferencave në rrethe u vendos që më 31 mars do të zhvillohet Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes së Gruas për Integrim ku do të zgjidhen dhe strukturat drejtuese të këtij forumi.

Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në takimin me LGI-në

Meta: Konventa Kombëtare Zgjedhore të LSI-së që do të zhvillohet më 18-19 maj.   :

Meta: Roli aktiv i gruas dhe pjesëmarrja e saj në të gjitha veprimtaritë është një vlerë e jashtëzakonshme

Meta :  Të gjitha forumet e LSI-së në një proces riorganizim programor dhe ideor.

Meta:  Ne jemi të vendosur për respektimin e gruas në të gjitha nivelet dhe për t`i dhënë asaj të gjithë hapësirën që i nevojite

Është kënaqësi që marr pjesë në këtë takim të rëndësishëm i cili do të marrë edhe vendime shumë të rëndësishme lidhur me riorganizimin e Lëvizjes së Gruas për Integrim që do të kurorëzohet me Konventën tuaj Kombëtare Zgjedhore brenda marsit sikurse kemi rënë dakord. Natyrisht që është në ngjarje e rëndësishme në kuadër të gjithë riorganizimit të gjithë Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe në prag të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së që do të zhvillohet më 18-19 maj në Tiranë. 100-vjetori i Pavarësisë kombëtare është natyrshëm edhe një mundësi angazhimesh dhe reflektimesh të mëdha për të gjitha forcat politike ndaj vendit dhe njëkohësisht ndaj tërësisë së reformave të integrimit evropian në mënyrë që të arrijmë standardet dhe vlerat demokratike që meriton Shqipëria dhe e ardhmja e saj.

Prandaj për Lëvizjen Socialiste për Integrim në këtë këndvështrim roli aktiv i gruas dhe pjesëmarrja e saj në të gjitha veprimtaritë dhe vendimmarrje por edhe në të gjithë jetën politike institucionale ekonomike e shoqërore të vendit është një vlerë e jashtëzakonshme dhe të cilën synojmë të gjithë që ta çojmë në një standard më të lartë. Ky koncept i yni për rolin dhe peshën e gruas në vendimmarrjen politike nuk është një slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta apo për të respektuar formalisht detyrimet ligjore për normat e përfaqësimit gjinor por është shprehje e qartë e vlerësimit e respektit dhe mirënjohjes që LSI ka për rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të gruas dhe të nënës në shoqëri.

Ndaj për Lëvizjen Socialiste për Integrim ju jeni forca dhe energjia e vazhdueshme jeni bazament i padiskutueshëm i vlerave dhe sukseseve tona politike. Prandaj edhe duke ju falënderuar për kontributin që keni dhënë deri më tani pavarësisht nga vështirësitë dhe sakrificat e shumta ju ftoj që të nisim së bashku një fazë të re të veprimit dhe të angazhimit tuaj të organizuar dhe të orientuar në përputhje me vizionin e LSI-së për Shqipërinë e vitit 2020. Përballimi i sfidave të radhës që lidhen me fitoren në zgjedhjet e vitit 2013 rritja e rolit dhe peshës politike të LSI-së në të gjithë jetën e vendit nuk mund të përmbushën me suksesin e dëshiruar nëse roli dhe kontributi i Lëvizjes së Gruas për Integrim nuk do të ngrihet në nivelin e pretendimeve tona për Shqipërinë e vitit 2020.

Ne jemi shumë seriozë dhe të vendosur në garantimin për respektimin e përfaqësimit të grave në të gjitha nivelit jo thjesht sipas normave të përfaqësimit por për tu dhënë të gjithë hapësirën që ato meritojnë. Ndaj meqenëse jemi edhe në fazën e shqyrtimit të ndryshimeve në statut apo edhe të ndryshimeve në program i propozoj grupit të punës që të shohë të gjitha mundësitë e rritjes së masës së përfaqësimit për gratë dhe vajzat në të gjitha nivelet e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të njëjtin qëndrim do të mbajmë ne edhe për çështjet që po diskutojmë edhe në kuadër të reformës zgjedhore duke qenë në mbështetje të qëndrimeve të artikuluara nga përfaqësuesit e shoqërisë civile për përfaqësimin e grave në listat e konkurrimit për të gjitha nivelet e zgjedhjeve. Prandaj është e rëndësishme që puna juaj të programohet në mënyrë të detajuar dhe me përgjegjësi konkrete për të realizuar edhe në Lëvizjen e Gruas për Integrim një proces riorganizimi modern transparent dhe koherent. Ju do të zhvilloni Konventën tuaj Zgjedhore në fund të muajit mars duke i paraprirë konventës së LRI-së dhe LSI-së ndaj kam besim se ju do ta shndërroni këtë moment në një proces angazhimesh të mëdha për të kontaktuar dhe komunikuar me dashurinë e nënës dhe të motrës me të gjithë qytetarët shqiptarë veçanërisht me të rinjtë dhe të rejat në të gjithë vendin për t’ua bërë atyre të qartë se angazhimet dhe përgjegjësitë e LSI-së janë angazhime dhe përgjegjësi që lidhen me të ardhmen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

LSI është një parti e sfidave të mëdha. LSI është një parti e angazhimeve të mëdha. LSI është garante e të ardhmes suaj dhe të familjeve tuaja. Unë shpreh bindjen se roli i LGI-së do të jetë shumë i rëndësishëm dhe përcaktues në fitoret tona të afërta por edhe të vitit 2020.

0x323031322d30322d3033 AKTIVITETE Meta me LGI.jpg 13:43)”