Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta priti sot në selinë e LSI-së një delegacion të Kuvendit të Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit zoti Igor Radojicic.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta priti sot në selinë e LSI-së një delegacion të Kuvendit të Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës të kryesuar nga  Kryetari i Kuvendit zoti Igor Radojicic.
Kryetari i LSI-së z. Meta duke i uruar mirësardhjen Kryetarit të Kuvendit zoti Igor Radojicic dhe delegacionit që ai drejton e vlerësoi këtë vizitë  tepër të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit z. Meta e ka njohur z. Radojicic me proceset integruese  pwr nw Bashkimin Europian që po kalon vendi si dhe reformat e ndërmarra deri tani nga koalicioni I integrimit.
Në vijim z. Meta shprehu vullnetin për zgjerimin e dialogut politik si dhe forcimin e bashkëpunimit dy palësh  me interes të përbashkët.
Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit të Republika Srpska zoti Igor Radojicic duke e falenderuar z. Meta për pritjen e bërë si dhe për kontributin e tij në politikën e rajonit si ish-Ministër i Punëve të Jashtme u shpreh se ai dhe delegacioni që e shoqëron ndodhen në këtë vizitë në Shqipëri për të rikonfirmuar vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit të miqësisë si vende e popuj fqinj.
   

0x323031312d31312d3130 AKTIVITETE DSC_0208.jpg 18:41)”