14 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta takim me banorët e Kasharit. Marrin teserat e LSI më shumë se 50 anëtarë të rinj Meta: Berisha po e fut vendin në një rrugë pa krye vetëm për arsye të interesave të një gjithëkontrolli personal të të gjitha pushteteve në vend
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili dhe nga Kryetari i Tiranës rreth Roland Çelmeta organizuan dje një takim me qindra simpatizantë dhe anëtarë të LSI-së në fshatin Kashar të rrethit të Tiranës. Gjatë zhvillimit të takimit morën teserat e LSI-së më shumë se 50 anëtarë të rinj pranë LSI-së.
Pasi vlerësoi punën e bërë nga strukturat drejtuese të LSI-së Meta u shpreh se kjo zonë meriton më shumë vemendje nga qeveria aktuale për shkak të pozicionin gjeografik në të cilën ajo ndodhet dhe për këtë arsye duhet të krijohet ajo infrastrukturë e tillë me synim që kjo zonë të jetë një burim zhvillimi për kryeqytetin.
Ndërsa duke u ndalur në mënyrën e qeverisjes së vendit dhe mitingun e zhvilluar nga opozita Meta tha se “ne dolëm në protestë për të penguar revanshin e uzurpimit të institucioneve nga kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu ai shprehu bindjen se në këtë moment delikat në të cilën ndodhet vendi dhe procesi i integrimit ku po dhunohen procedurat me elementare dhe të domosdoshme demokratike pozita duhet të tërhiqet sa më parë nga këto inisiativa ilegjitime” u shpreh Meta. Sepse në këtë mënyrë theksoi kryetari i LSI-së Berisha po e fut vendin në një rrugë pa krye vetëm për arsye të interesave të një gjithëkontrolli personal të të gjitha pushteteve në vend.
Ndërsa nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili theksoi faktin se opozita po punon për evidentimin e kandidaturave të përbashkëta për zgjedhjet e pushtetit vendor në të gjitha zonat elektorale. Sipas tij qëndrimi i opozitës ka qenë gjithnjë koherent me zhvillimet e vendit në ruajtje të integritetit të institucioneve dhe standarteve të demokracisë.
0x323030362d30372d3134 AKTIVITETE 12:43)”