16 Feb Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:57h
in Archived Articles
” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka marr pjesë sot në 105 vjetorin e krijimit të Shoqatës “Tomorri”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka marr pjesë sot në 105 vjetorin e krijimit të Shoqatës “Tomorri”. I shoqëruar nga deputeti dhe njëkohësisht Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës z. Nasip Naço z Meta ka vlerësuar kontributin dhe vlerat e shquara të kësaj shoqate e cila prej më shumë se një shekull ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në lëvizjet patriotike në Shqipëri.
Më pas Kryetari i LSI-së zoti Ilir Meta ka theksuar se-është koha që të intensifikohet puna për rritjen e traditës si vlerë kombëtare jo me cilësitë e ngushta të krahinizmit por me vlerat e përgjithshme pasi bekimi dhe tradita e Malit të “Tomorrit” e ka kthyer këtë zonë tashmë një zonë pelegrinazhi për të gjithë besimtarët në të gjithë botën.
Prononcimi i z. Meta dhënë pas interesimit të medias.
Në radhë të parë nuk dua ta besoj se ka qenë një lajm i vërtetë ai që ka qarkulluar mbrëmë se kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur të përjashtojë profesor Kastriot Islamin për arsye se ka 21 vite që nuk ka përjashtime në përgjithësi në politikën shqiptare. Ka 21 vite që në Partinë Socialiste nuk ka ndodhur ndonjë përjashtim i tillë dhe nuk besoj se mund të ndodhë aktualisht aq më tepër kur bëhet fjala për një figurë shumë të njohur publike që ka kontribuar për themelimin e Partisë Socialiste për reformimin dhe modernizimin e saj ku bëhet fjalë për një personalitet të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të shumë organizmave të tjera ndërkombëtare dhe për një intelektual të një niveli shumë të lartë. Për sa i takon Islamit mund të them se ai do t’i bënte nder edhe partive më me traditë socialiste apo socialdemokrate në Evropë.
Z. Meta a është e gatshme Lëvizja Socialiste për Integrim që të pranojë zotin Islami në rast të një vendimi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për përjashtimin e tij?
Nuk dëshiroj të flas në emër të zotit Islami sepse nuk mund ta bëj këtë gjë dhe së dyti nuk mund ta besoj që kjo gjë mund të ndodhë sesi mund të ndodhë një përjashtim i tillë.
A është e hapur LSI për ta pranuar?
Nuk dëshiroj të shprehem për këtë çështje. Lëvizja Socialiste për Integrim ka strukturën e saj për cilindo që dëshiron të aderojë por unë nuk e besoj sesi mund të ndodhë një përjashtim në jetën politike pas 21 vitesh pluralizëm politik dhe demokraci aq më tepër në Partinë Socialiste.
Z. Meta kjo nuk është hera e parë në fakt edhe në 2007 janë përjashtuar 5 deputetë të Partisë Socialiste për shkelje të vendimit për votimin e presidentit Topi…
Po unë nuk e di që zoti Islami të ketë bërë ndonjë gabim apo ndonjë faj të tij përveçse ka shprehur mendimet e tij të cilat në fakt pikërisht sot i ka përqafuar vetë lidershipi i Partisë Socialiste. Pra alternativën e zotit Islami përgjatë këtyre dy viteve tani e ka përqafuar e ka përvetësuar lidershipi i Partisë Socialiste atëherë si mund të përjashtohet një njeri i cili për dy vjet mbajti një linjë politike tepër pro evropiane një linjë e cila po të ishte përqafuar që atëherë nga lidershipi socialist Shqipëria do të kishte fituar statusin e vendit kandidat që para dy vitesh.
A e cilëson LSI tryezën e Reformës Zgjedhore një takim bilateral ndërmjet PD-PS duke qenë ka pasur pakënaqësi nga partitë e tjera?
Ka një inerci ndoshta bipartizane nga komisionet e kaluara por unë shpresoj që të ketë reflektime dhe të jetë shumë e hapur shumë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive sepse dihet që reformat që ka bërë vetëm PS-ja me PD-në gjithmonë kanë sjellë probleme të cilat në radhë të parë i kanë krijuar vetë ato pas zgjedhjeve.
Z. Meta si e konsideroni deklaratën e zotit Nano për të kandiduar për postin president? A është kandidatura më e mirë?
Jemi tepër herët për të folur për këtë çështje. Në kohën e duhur do të shprehemi. Natyrisht që ai ka vlerat e tij si politikan përgjatë këtyre dy dekadave. Faleminderit!
0x323031312d31322d3137 Meta ne 105 vjetorin e Shoqates Tomorrifoto.jpg 15:51)”